60 alpinistë rrezikojnë jetën në malin e Sotirës, alarmojnë policinë: Po rrëshqasim! Shpëtohet 17-vjeçari

Pa Kategori

Publikuar: 07/02/2021

60 alpinistë rrezikojnë jetën në malin e Sotirës, alarmojnë policinë: Po rrëshqasim! Shpëtohet 17-vjeçari

Një grup prej 60 alpinistësh, nga disa qytete të vendit, të cilët ishin duke ngjitur malin e Sotirës, në Dropull të Gjirokastrës kanë dhënë alarmin se disa prej tyre kanë rrëshqitur.

Policia ka marrë njoftimin rreth orës 15:30 dhe ishte nje i ri ka rreshkitur dhe eshte perplasur me nje shkemb, i cili ishte mbuluar me debore.

Aktualisht 17 vjeçari, i cili është identifikuar si Ergys Koçi është lokalizuar nga forcat Shqiponja dhe zjarrfikëse. I plagosuri eshte duke u transportuar ne spital.

Fatmiresisht eshte bere mundur edhe nxjerrja e pjeses tjeter te alpinisteve, te cilet ndihmuar nga forcat e Shqiponjaa po zbresin.