Koronavirusi nuk kursen as moshat e reja. Një 28-vjeçare nga Korça ka humbur betejën me koroanvirusin.
Mësohet se ajo ishte e shtruar prej disa ditësh në spitalin ‘Shefqet Ndroqi, ndërsa pas përkeqësimit të situatës gruaja ishte intubuar dy ditë më parë.
Mësohet se viktima ishte nënë e 3 fëmijëve. Gruaja nga fshati Vloçisht i Maliqit, kishte vetëm pak kohë që kishte sjellë në jetë një fëmijë.
Mjekët ditën e djeshme kishin qenë optimistit për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të gruas, por një komplikacion në zemër i mori asaj jetën.