Prapaskena

‘I ke ditët e numëruara’, zbardhet sms kërcënuese për Shefin e Krimeve në Gramsh: Do të djegim dhe të bëjmë ushqim për derra

Publikuar: 06/02/2021

Një mesazh i fortë kërcënues ka mbërritur mbrëmë ne telefonin e punës së shefit të sektorit të krimeve në policinë e Gramshit, Sokol Novaku.

“Do të bajm ushqim për derra, ty me gjithë familjen tendë do të djegim të gjallë. Kena për të q*….robt, i ke ditët e numëruara”, thuhet në mesazh.

Novaku rreth 10 ditë më parë u transferua shef krimesh në komisariatin e policisë Gramsh. Me parë ka qenë Shef i komisariatit numër 2 në Tiranë dhe shefi i sektorit të lëndëve narkotike në drejtorinë e Elbasanit. Në drejtorinë e Policisë Elbasan ai u emërua shef i sektorit të narkotikeve dhe qëndroi 4 muaj.

Sipas burimeve ka qenë vetë Novaku i cili ka depozituar 2 ditë më parë në Prokurorinë e Rrethit Elbasan kallëzim për kërcënimin e marrë me anë të telefonit. Në lidhje me kërcënimet e marra në drejtorinë vendore të policisë Elbasan në bashkëpunim të ngushte me prokurorinë e rrethit është ngritur një grup i posaçëm hetimor. (Shqiptarja.com)



Më të lexuarat