Gentian Qarri, 40 vjeç, një person me precedentë penalë dhe i njohur me pseudonimin ‘Geçe’ është ekzekutuar me më shumë se 20 plumba kallahnikovi të lojit ‘Shars’ në Vlorë.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 18:16 në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës së Vlorës dhe përballë Kishë Ortodokse, ku Qarri po ecte në këmbë.
I pikasur nga autorët, Qarri është qëlluar me breshëri plumbash, më shumë se 20 herë dhe ka rënë në tokë. Atentatorët e pajisur me kapele dhe maskë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa 40-vjeçari u dërgua në spital.
Plagët e shumta që kishte marrë në kraharor dhe këmbë, bënë që Gentian Qarri të ndërrojë jetë, duke mos mundur të tregojë asgjë çfarë mund të ketë parë tek vrasësit e tij.
Vetëm 40 minuta pas krimit të rëndë, makina e atentatorëve, e llojit “Toyota” me targë ‘IKA 3066’ u gjet duke u djegur në rrugën e Pyjores, lagja “24 Maji” të Vlorës. Brenda saj u gjet një kallashnikov, modeli “Shars”, gjithashtu i djegur. Kjo armë dyshohet se është pikërisht ajo që qëlloi për vdekje Gentian Qarrin.
Nga ana tjetër, policia ka ngritur pika kontrolli dhe është vënë në ndjekje të autorëve, të cilët janë parë të largoheshin në drejtim të Pyllit të Sodës.
Pista e parë ku po hetohet është ajo e larjes së hesapeve, pasi Qarri kishte vetëm tre vite që kishte dalë nga burgu. Ai ishte dënuar me 15 vite burg për drogë në Itali, dhe para tre vitesh u kthye në Shipëri, por s’e shijoi dot lirinë.
Gjithashtu janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së një lokali pranë vendit të ngjarjes, me shpresën se pamjet filmike mund të zbardhin detaje për autorët.
Vaji i nënës! E ëma e Gentian Qarrit shpërthen në britma e lot pasi merr vesh që i kanë vrarë të birin
Nëna e Gentian Qarrit ka shpërthyer në lot e ulërima, kur ka kuptuar që i kanë vrarë të birin. Ajo dëgjohej duke ulëritur për vdekjen e të birit.
Atë e largojnë nga skena e krimit efektivët e policisë. Ajo ka dalë sapo ka dëgjuar të shtënat me armë zjarri, sepse Qarri u ekzekutua në lagjen e tij, vetëm 30 metra larg derës së shtëpisë.
Viktima punonte si hidraulik
40-vjeçari që u ekzekutua me më shumë se 20 plumba mbrëmjen e sotme në Vlorë, punonte si hidraulik.
Mësohet se Qarri është qëlluar nga një automjet në lëvizje, i llojit “Toyota” që u gjet i djegur më vonë, sapo ka dalë nga shtëpia dhe po ecte në këmbë.
Në këtë atentat kanë marrë pjesë dy persona, njëri që drejtonte mjetin dhe tjetri që ka shkrepur armën. Të dy kanë qenë me kapele dhe të maskuar me maskë anti-Covid, duke bërë që të mos identifkohen as nga kamerat e sigurisë.
E shkuara
Gentian Qarri, 40-vjeçari që u ekzekutua pasditen e sotme në Vlorë është një person me precedentë penalë. Qarri njihet ndryshe me pseudonimin Geçe dhe ka qenë dënuar me 15 vite burg në Itali për trafik të lëndëve narkotike.
Vetëm para tre viteve, Qarri është liruar nga qelia dhe është kthyer në Shqipëri, por telashet për ‘punët e pista’, nuk e kanë lënë të qetë.
Pasditen e sotme, teksa ecte në këmbë pranë Kishës Ortodoske në Vlorë, Qarri u qëllua me breshëri plumbash.
Ai u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevijshme mjekësore, por nuk ia doli të mbijtonte dot. Vetëm 40 minuta pas ngjarjes është gjetur i djegur mjeti i llojit Golf me ngjyrë të bardhë, të cilin dyshohet se e kanë përdorur autorët. Brenda makinës është gjetur edhe një armë me të cilën dyshohet se është ekzekutuar Qarri.
Policia ka ngritur pika kontrolli dhe është vënë në ndjekje të autorëve që janë parë të largohen në drejtim të Pyllit të Sodës. Pista kryesore ku po hetohet është larja e hesapeve.