Prapaskena

Të riut i heqin zemrën në Spanjë/ Motra: Vëllanë e vranë, e kishin lidhur te krevati, më tha ‘po më marrin shpirtin’!

Publikuar: 04/02/2021

Vendosmëria për drejtësi, i ka dhënë forcë motrës, Majlinda Sula që të ndjekë hap pas hapi çështjen e vëllait të saj, Saimirit, edhe pse për të është shumë e vështirë, pasi ai ndërroi jetë në Barcelonë për motive të paditura, e që më pas u zbulua se i mungonte zemra.

Majlindja Sula, ka rrëfyer bisedën e fundit më vëllanë e saj në spital. Ajo shprehet se vëllai ishte i tmerruar, sipas së cilës e kishin lidhur në krevat.

“Ishte i tmerrosur, ‘po më marrin shpirtin’, më tha. E kishin lidhur në një krevat, dhe më tha thuaj asaj vajze që të më lirojë se nuk po marr dot frymë. Kjo ishte biseda ime e fundit dhe pas disa orësh ndërroi jetë. Më tha ‘hajde më merr. Nuk ka COVID’, nuk kishte më arsye pse të rrinte aty”, tha Sula

Ajo është e bindur që vëllanë e saj e vranë. 4 ditë që nga vdekja e 31-vjeçari janë të mbuluara me një hije të zezë. Bëhet fjalë nga data 9 maj 2020, kur dhe ai ka ndërruar jetë deri në 13 maj 2020 kur turpi është tërhequr nga agjencia funerale.

Pyetjes se ku ka qëndruar trupi gjatë kësaj kohe, në spital apo në morgun e shtetit, motra nuk mund t’i japë një përgjigje.

“Të premten e lashë në spital, pastaj nuk di nëse të premten e çuan në morgun e shtetit apo pritën të hënën, i është bërë një autopsi të hënën, më 12 maj, kam një kopje, ku shkaku thotë në fund është i panjohur dhe të martën kemi shkuar jo për ta marrë ne vetë se nuk lejohet, por për të autorizuar funeralin që të tërheqë trupin dhe ta sjellë në Shqipëri”, tregon Sula.

Dyshimet lindën menjëherë pasi mori lajmin për vdekjen e vëllait të saj pasi Sula ishte shëndoshë e mirë, tregon motra, dhe nuk kishte shfaqur më parë probleme as me zemrën dhe as me mushkërinë. Ai thjesht kishte shkuar në spital “me këmbët e tij”, për të bërë një test COVID-i pasi kishte pasur temperaturë të lartë.

Për këtë arsye, menjëherë, sapo ka mësuar lajmin për vdekjen, ka njoftuar familjarët e saj në Shqipëri për të bërë një kallëzim në polici për t’i ribërë një autopsi.

Atë kohë nuk e dinte se vëllait i mungonte zemra, por dyshonte për neglizhencë të spitalit. Autopsia në Shqipëri është bërë 27 maj, 18 ditë pasi kishte ndërruar jetë, ku u mësua fakti tronditës, ndërsa përgjigjen e autopsisë spanjolle nuk e ka marrë ende

“Pasi vëllai ndërroi jetë, një ditë pas ne telefonuam familjarët në Shqipëri, bëmë një kallëzim se ne dyshimin që mund të kishte ndryshuar jetë për shkak të neglizhencës, denoncimi nga familjarët në Tiranë, kërkuam që të bëhej një autopsi e dytë përpara varrimit.

Në Spanjë nuk e dinim nëse i ishte marrë zemra. Në Spanjë bëhen 3 autopsi, një kur ndërron jetë, një paraprake, bëjnë marrjen e mostrave dhe pastaj del ajo që quhet përfundimtare.

Tek autopsia që kemi nga autoritetet shqiptare, ajo na thotë që ka pasur insuficencë kardiorespirtore.

Kur telefonoj mjekësinë ligjore në Spanjë thonë që arsyeja është COVID, mund të vonojë nga 6-1 vit, jemi në muajin e 8. Ndoshta mund të ketë dalë tani kur është dërguar një letërporosi, do shkoj në Spanjë të premten dhe do paraqitem te mjekësia ligjore.

9 maj 2020 na thanë se vëllai kishte ndërruar jetë për shkaqe të panjohura.

Në spitalin e Spanjës vranë vëllain tim, se nuk kishte probleme me zemrën dhe as me mushkërinë, hyri në spital për të bërë test COVID, doli negativ dhe nuk kishte asnjë arsye për të ndjenjur aty, hyri me këmbët e veta.

Nëse nuk do kishte temperaturë nuk do të shkonte aspak në spital, kur kaluan 20 orë dhe na thonë ndërroi jetë, por nuk e dimë pse, normal që ne dyshuam, dyshuam te spitali, dyshuam edhe te autopsia, dhe e sollëm trupin në Shqipëri dhe bëmë kallëzimin.

Autopsia në Shqipëri është bërë 27 maj, se trupi erdhi pas 18 ditësh, e kanë varrosur familjarët se ishte karantinë dhe ne nuk mund të udhëtonim, unë erdha një muaj më pas.

I është bërë autosia që i kanë bërë ekspertët shqiptarë, normalisht nuk është e njëjta, kur s’ke zemrën si mund të ekzaminosh dhe të thuash nga se ka ndërruar jetë.

Nuk e dyshoja se e mund ta kenë vrarë për trafik të organeve, doktoresha Petit e shkruan në kartelë, ‘i bëra një gjilpër qetësuese dhe në pak sekonda i pushoi zemra’, ne menduam që mund të ketë pushuar zemra nga mbidoza e gjilpërës, vëllai im ka përdorur këtu në Shqipëri gjilpërë aloperidol, është një anti psikotik, qetësues, ka shumë më të mirë se ky ilac, por nuk e di pse e përdorën këto”, tregon ajo.

Dyshimet për spitalin janë shtuar edhe më shumë për shkak të denoncimeve të shumta që ka pasur ndaj tij për neglizhencë.

Madje ajo tregon edhe telefonatën e fundit me vëllanë, sipas së cilës e kishin lidhur nga krevati dhe ‘po ia merrnin shpirtin’.

“Spitali është publik, por ka shumë denoncime nga njerëzit për neglizhencë njerëzore.

Përpara se të merrnim vesh mungesën e zemrës mendonim e vranë për neglizhencë, tani që mësuam se i mungon zemra nuk e di se çfarë të mendoj (…) Ishte i tmerrosur, ‘po më marrin shpirtin’, më tha.

E kishin lidhur në një krevat, dhe më tha thuaj asaj vajze që të më lirojë se nuk po marr dot frymë. Kjo ishte biseda ime e fundit dhe pas disa orësh ndërroi jetë. Më tha ‘hajde më merr’, tha Sula.

Motra e 31-vjeçarit Saimir Sulës, Majlinda Sula tha se nuk ka kryer kallëzim penal në Spanjë pasi avokati i saj spanjoll është shprehur se nuk kanë autopsinë nga autoritetet vendase atje.

E lodhur fizikisht dhe mendërisht pas gjithë asaj që i ka ndodhur, Majlinda Sula ka një apel për Ministrinë e Jashtme dhe ambasadën shqiptare në Spanjë që të reagojnë dhe të ndërhyjnë për zbardhjen e plotë të vdekjes së vëllait të saj.

Ajo ka bërë një krahasim me rastin e Mihal Kokdhimës që sulmoi turistët spanjoll, ku pas kësaj ngjarjeje i gjithë shteti shqiptar u ngrit në këmbë, edhe pse në këtë rast nuk pati asnjë viktimë. Në vdekjen e vëllai të saj, ajo bën apel që shteti të mos qëndrojë indiferent.

Drithëruese është edhe deklarata e saj, ku thotë se pas vdekjes së Saimr Sulës, ka vdekur e gjithë familja e saj,sot ajo po merr thjesht frymë, por nuk po jeton!

” Kam shumë lodhje fizike dhe mendore. Ndoshta do i bëja thirrje ministrisë së Jashtme, para disa kohësh pas në lajme që disa turistë spanjoll patën një sherr në një restorant dhe askush nuk ndërroi jetë dhe ministria e jashtme ndërhyri deri në një pikë që u bë alarmante, ndërsa në rastin e vëllait tim ndërroi jetë, në familjen, po vetëm ai vdiq, ne thjesht marrim frymë, jo vetëm jetojmë.

Na vranë të gjithë ne, do i bëja thirrje ministrisë së jashtme dhe ambasadës shqiptare në Spanjë që ta shikojnë si rast për të na ndihmuar në zbardhjen e kësaj ngjarjeje”, u shpreh e motra.

E motra e 31-vjeçarit të cilit iu hoq zemra në Spanjë, Majlinda Sula tha se ditën kur u shtrua i vëllai në spital, ajo arriti ta vizitojë dhe ka shkuar deri tek krevati. Gjithashtu ajo tha se më datë 9, ajo nuk u la më të futej në spital.

Majlinda Sula u shpreh se mjekja në Spanjë ka thënë se i ka injektuar Saimir Sulës një ampulë aloperidol dhe në pak sekonda i pushoi zemra.

“Gjendja e tij ishte mirë. Kam shkuar deri tek krevati në datë 8 maj. Ishte vetëm në pavion. Të nesërmen ne morëm përgjigjen e COVID negativ.

Në kartelë thoshte se u axhitua dhe ne prandaj i bëmë gjilpërën. Mjeka thotë, unë i bëra një ampulë aloperidol dhe në pak sekonda i pushon zemra.

Thonë se shkaku është i panjohur. Thotë se njoftova mjekët e tjerë.

Vëllai im përdori aloperidol edhe në spitalet e tjera në Shqipëri. Janë përdorur qetësues të tjerë. Hyri me temperaturë 38 gradë” – tha Majlinda Sula.



Më të lexuarat