Prapaskena

Rita Ora blen rezidencë përrallore në Londër, zbulohet shuma marramendëse!

Publikuar: 04/02/2021

Rita Ora ka blerë një rezidencë super luksoze për 8 milion paund!

Këngëtarja, e cila theu dy herë rregullat e Covid-19, zotëron gjashtë dhoma gjumi, në veri të Londrës, shkruan “Mirror”.

Zona në të cilën ndodhet rezidenca është e njohur edhe për shumë personazhe të tjerë të famshëm, si për modelen Kate Moss, aktorin Jude Law, yllin e rrokut Noel Gallagher etj.

Babai i Ritës, Besniku, ishte dëshmitar në momentin kur 30-vjeçarja nënshkroi dokumentin e hipotekës.

Ora aktualisht ndodhet në një karantinë 14-ditore në Sidnei të Australisë për shkak të rregullave të pandemisë për këdo që udhëton drejt këtij shteti. Këngëtarja ka shkuar në Australinë e largët pasi është pjesë e jurisë së “The Voice”.

Së fundmi, u raportua se mes këngëtares dhe të dashurit të saj, Romain Gavras, ka një krisje. Por këto aludime u hodhën poshtë nga regjisori, i cili po e mbështet Ritën dhe për më tepër tha se ajo është një person i mrekullueshëm.



Më të lexuarat