Prapaskena

Zbulohet kontrata e konkurentëve të ‘Love Story’…, Olti Curri degjeneron Alketën dhe Verën

Publikuar: 03/02/2021

‘Love Story’, spektakli kur vajzat përpiqen të fitojnë zemrën e ‘Princit modern’ quhet de jure një reality show, ku me realitetin nuk ka lidhje në fakt.

Edhe pse Vera e Alketa përpiqen të transmetojnë klipe romantike, nga ato që të ngjethin lëkurën, nuk mund të ketë diçka të natyrshme kur në momentin që çifti takohet, ka Verën dhe një ekip të gjerë që i sugjerojnë si të shihen me dashuri, apo kur e do ‘puna’ edhe të puthen.

Lupës së Olti Currit nuk mund t’i shpëtonte e gjitha kjo dhe pasi ‘ndenji urtë’ deri tani, lajmëron se ka ‘zbuluar’ kontratën e konkurenteve me produksionin:

“Kontratë për konkurentët e Love Story në Tv Klan. Konkurentet që marrin pjesë në spektaklin Love Story duhet të plotësojnë këto kushte:

1- Pasi të ndezin qiri tek ikonat e Verës dhe Alketës që duhet t’i mbajnë tek koka e krevatit të thonë 20 herë ‘Faleminderit Vera’ dhe të bien të flenë para orës 22.00.

2-Në mëngjes, pasi të kryejnë ritualin e higjenës personale, të bëjnë fiskulturë me në sfond këngët e Alketës.

3-Të vishen me bluzet e stampuara ‘Faleminderit Vera’ dhe të dalin nga shtëpia.

4-Gjatë qëndrimin të emision të mos rrinë si statuaj mermeri, por të qeshin me zor për çdo batutë tragjike të Alketës.

5-Kur flet Saimiri të përpëlisin qerpikët që sytë t’i njomen me lot sikur janë të emocionuara, pa qenë nevoja të zbresë Vera nga regjia që t’ju ndezë shpullë turinjve dhe të qani tamam”, përfundon Blogeri dhe autori i teksteve, të cilit nuk i heqim dot asnjë presje.



Më të lexuarat