Ky që shihni në foto është 29-vjeçari Ajdin Morina nga Gjakova, i cili përndiqte dhe i vardisej Luana Vjollcës. Ky djalosh ishte i fiksuar pas pas moderatores, madje ai i kushtonte dhe statuse kërcënuese dhe ofenduese në Facebook.
Morina është arrestuar sot nga Policia e Tiranës, me akuzën e përndjekjes së moderatores.
Morina nga Gjakova kishte shkuar mëngjesin e sotëm në rrugën pranë banesës se Vjollcës, ndërsa ai është arrestuar në flagrancë. Blutë e kryeqytetit bëjnë të ditur se i riu e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme moderatoren. Ajo ka denoncuar në maj të 2020-ës se ai e përndiqte dhe e ngacmonte prej muajsh.
Moderatorja e kishte marrë seriozisht çështjen pasi kishte angazhuar edhe truproja.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, thotë policia.