Prapaskena

Alarmon mjeku: Në Shqipëri ka raste me variantin e ri të COVID!

Publikuar: 01/02/2021

Mjeku infeksionist Genc Stroni është shprehur i bindur se edhe në Shqipëri ka raste të personave të prekur me variantin e ri të COVID-19.

Ai tha në emisionin “Rudina” se nuk ka mundësi që Shqipëria të ketë shpëtuar nga ky varian i ri, ndërsa shtoi se ende nuk është kapur një rast i tillë që të konfirmohet.

“Deri tani nuk ka pasur asnjë rast me mutacionin e ri të Covid, nuk është kapur ndonjë i tillë. Unë jam i bindur edhe tek është. Nuk ka mundësi që ne kemi shpëtuar, kur kemi pasur kontakte me vendet që kanë raste të këtij mutacioni. Mendoj se ende nuk është kapur një rast i tillë”, tha mjeku Stroni.

Për sa i përket shtimit të rasteve në javën e fundit, mjeku tha se shkak për këtë është bërë neglizhenca e zbatimit të masave.

“Mbase dhe njerëzit janë lodhur me masat mbrojtëse, u bë një punë emirë para vitit të ri, pasi njerëzit mbanin maskat. Por tani shikoj se njerëzit nuk po kujdesen si më para dhe duan t’i kthehen normalitetit. Kjo gjë ka ndikuar dhe në rritjen e numrave në këto përmasa, pasi s’ka arsye tjetër për këtë rritje”, shtoi Stroni.



Më të lexuarat