Pas Teas pritet një ‘bombë’ për Melisën, Fationi del me një mesazh përvëlues

Pa Kategori

Publikuar: 30/01/2021

Pas Teas pritet një ‘bombë’ për Melisën, Fationi del me një mesazh përvëlues

Prej 24 orësh, fotot e dy konkurrentëve Teas dhe Beartit, duke u puthur, po bënjë xhiron e rrjetit. Ndërkohë, në lidhje me këtë ka reaguar edhe ish-konkurrenti, Fation Kuqari.

Ky i fundit, përmes një ‘Instastory’ ka shkruar se ‘KJO SESHTE ASGJE…!!’, duke bashkëngjitur edhe disa emoji me shkelje syri dhe të qeshura, ndërsa ajo që vihet re është një vajzë me flokë të kuqe që ka vendosur në fund të shkrimit.

A është kjo një ‘kunjë’ për Melisën? Si mendoni? Kujtojmë që para se të largohej nga emisioni, Fationi hodhi disa akuza për të, por nuk tregoi më shumë detaje në lidhje me personin në fjalë.

Kujtojmë se, pasi u përjashtua nga emisioni, duke lënë një nga pëlqimet e saj në dorë të Teas, Shqipja nuk u ndal kurrë së dëshmuari se Tea dhe Bearti kanë qenë të njohur dhe më parë, ndërsa në çdo provë që ka nxjerrë ka theksuar se ata janë ‘përputhur jashtë emisionit’.

Vetëm para pak ditësh Shqipja publikoi një foto ku shihej që Tea shfaqej e veshur me një bluzë me dizajn ushtarak, teksa theksonte se bluza është e Beartit dhe citonte që ata dikur kanë qenë çift.

Nuk mjaftoi vetëm kaq, por Shqipja postoi edhe një foto tjetër, ku sipas saj faktohej se Tea dhe Bearti po dilnin bashkë nga një hotel. Shqipja, më pas postoi një tjetër foto ku Tea dhe Bearti shihen dorë për dore duke ecur së bashku në mes të dëborës.

Ditën e djeshme, Tea ka reaguar me disa postime në Instagram dhe ka sqaruar fotot në fjalë duke hedhur poshtë fjalët e Shqipes, që nga njohja me Andin para se të hynin në program deri tek lidhja me Beartin.

Por, fotot dhe videot e fundit që po qarkullojnë tregojnë qartë se mes Beartit dhe Teas ka pasur një marrëdhënie. Në videon e postuar në rrjete sociale duket se dyshja po kalojnë disa momente intime dhe nuk dëshirojnë që ti shqetësoj njeri!

Ndryshe nga Tea, pas kësaj ngjarje ka ardhur reagimi i të “përputhurit”, Andit. Përmes një video në Instastory, Andi thotë se ka ngelur pa fjalë, ndërsa ka paralajmëruar se bashkë me Tean do të jenë live dhe do të sqarojnë të gjithë situatën e krijuar dhe vërtetësinë e atyre fotove.

“Nuk e di çfarë të them, jam pa fjalë, ju kërkoj shumë falje. Do bëj së shpejti një LIVE së bashku me Tean, se e meritoni të gjithë një shpjegim,” ka thënë ai.