Sot u transmetua takimi mes Ledjanës dhe konkurrentit më të ri në “Për’Puthen”, Kristjani.
Në pjesën e parë të takimit mes tyre, Ledjana i kërkon Kristit të jetë pak më i thjeshtë në të folur për të qenë më i kuptueshëm.
Ledjana: Krist duhet të jesh pak më i thjeshtë me fjalë.
Kristjani: E mirëkuptoj, kështu jam si njeri, e di se kë kam përballë dhe mund të kemi një gjuhë të përbashkët. Kam vënë re që je goxha e rezervuar.
Ledjana: Po mundohem të dal nga zona e rehatisë dhe të përshtatem, më pëlqejnë tipat kur janë të qetë kur duhet, por edhe të jenë zjarr. Dua qe mashkulli im të më mbështesim në pasionet e mia, psh. në fitnes.
Zgjedhja e Ledjanës pas refuzimit të Atdheut dhe mos prezencës së Arbrit, të cilin Ledjana do dëshironte të dilte në një takim, solli një debat të fortë mes vajzave dhe djemve në studio, duke e cilësuar këtë zgjedhje si të fundit!
Mevlani: Kristi ishte si ato pleqtë e Krujës që rrinin aty në diell edhe po dëgjonin. I kam pa shumë herë këto gocat e thjeshta, heqin komplekset e para me mua edhe pastaj vazhdojnë… S’të pushonte goja moj vajzë… (i drejtohet Ledjanës)
Melisa: Pse nuk i re shkurt që Atdheu më refuzoi, Arbri nuk ishte edhe më mbete ti…
Ledjana: Kur bëra zgjedhjen, i thash duke qenë se pëlqimet e mia më shkuan ”vaj” po vazhdoj me dikë tjetër.
Ledjana: Nuk ka të drejtë askush të dyshojë në zgjedhjet e mia.
Melisa: Nuk më pëlqen që je kaq gënjeshtare (i drejtohet Ledjanës)
Mevlani: Po i kundërviheni një njeriu dhe ju i bëni për vete çdo javë
Sindi-Ledjanës: Shif atë dritën e kuqe aty te kamera
Mevlani: Ja fillove me ironitë ti
Sindi: Ti ca je avokati i kësaj?
Mevlani: Po jam