Vijojnë largimet nga radhët e LSI-së. 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, nga radhët e LSI në Qarkun e Elbasanit ka ardhur largimi i parë.
Mësohet se nga kjo forcë politike është larguar kryetari i degës së LSI-së për Cërrikun, juristi Astrit Xhelili. Ai i është bashkuar PS-së. Po ashtu PS-së i është bashkuar së fundi Zenun Bullari, drejtues i lartë i LSI-së.
Gjatë viteve të fundit Xhelili ka qenë në detyra të ndryshme, si Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor për Elbasanin, Drejtor i Bordit të Kullimit.
Monika Kryemadhi ka menduar t’i zëvendësojë largimet me të inkrinimuar.
Personi që shihni në foto përkrah Kryemadhit, është Sokol Skura, një ish-eksponent i PS, i akuzuar për shpërdorim detyre, kur mbante detyrën e nën-drejtorit të ISKSH-së. Ka qenë edhe kandidat për deputet në Librazhd në siglën e PS-së.