Prapaskena

Vrau dy pacientë me Covid, pranga mjekut, infermierja: Është i çmendur, do të lirojë shtretërit!

Publikuar: 26/01/2021

Një kryemjek i Urgjencës së spitalit Montichiari në Breshia ka përfunduar në pranga me akuzën e vrasjes vullnetare.

Carlo Mosca akuzohet se ka shkaktuar vdekjen e dy pacientëve me koronavirus, të moshës 61 dhe 80 vjeç, të cilët sipas hetuesve nuk ishin në gjendje të rënduar.

Ngjarjet kanë ndodhur në mars 2020, kur mjeku, sipas autoriteteve, u ka dhënë dy pacientëve dy ilaçe me një efekt bllokimi anestetik dhe neuromuskular që kanë shkaktuar vdekjen e tyre. A ka ndodhur me vetëdije? Kjo është çështja që duhet sqaruar.

Mjeku 47 vjeçar aktualisht është në arrest shtëpie, sepse sipas gjykatës së Breshias ekziston rreziku që krimi të përsëritet.

Hetimet kanë nisur dy muaj pas humbjes së jetën të dy të sëmurëve, falë edhe dyshimeve të ngritura nga analiza mjeko-ligjore që i është bërë disa prej viktimave të asaj periudhe.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, hetimet kanë zbuluar se në 4 raste midis datës 20 dhe 23 marsit, përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të pacientëve që më pas kanë humbur jetën ka qenë i pashpjegueshëm.

Tre trupa u zhvarrosën në maj, për të katërtin nuk ishte e mundur sepse trupi ishte djegur. Vetëm për trupat e pajetë të dy viktimave u bë e mundur testimi toksikologjik.

Bëhet fjalë për një 80-vjeçar dhe një 61-vjeçar nga Calvisano dhe Ghedi, i pari pa asnjë problem tjetër shëndetësor përveç Covid dhe i dyti me diabet.

Hetimet zbuluan brenda indeve dhe organeve të njërit prej tyre, praninë e një ilaçi anestetik dhe relaksues të muskujve që përdoret zakonisht në procedurat e intubimit dhe qetësimit të pacientit, i cili, nëse përdoret jashtë procedurave dhe dozave specifike, mund të përcaktojë vdekjen e pacientit.

Për më tepër, në regjistrat mjekësorë të të ndjerit që ju nënshtrua verifikimit, administrimi i atyre ilaçeve nuk paraqitet (në vend të kësaj shënohet në regjistrat e pacientëve që ishin intubuar në të vërtetë), aq sa ka dyshime se mjeku është gjithashtu përgjegjës për krimin të falsifikimit në një dokument publik.

Në rastin tjetër, hetimet u kryen mbi bazën e dhënave mjekësore dhe dëshmive.

Në një bisedë mes dy infermierëve të zbardhur nga dosja hetimore, thuhet.

” Ju kërkoi që t’ju injektoni ilaçet pa i intubuar? Unë nuk do t’i vras ​​këta vetëm sepse ai dëshiron të lirojë shtretërit.”

“Pajtohem me ty, kjo është çmenduri”.

Faktet datojnë që nga Marsi i vitit të kaluar, kur numri i lartë i infeksioneve preku spitalet, duke i bllokuar ato.

Karabinierët e Nas të Breshias, dy muaj pas ngjarjeve, duke mbledhur dhe përpunuar indikacione në lidhje me mundësinë që vdekja e disa pacientëve, e cila ndodhi në dhomën e urgjencës së një spitali në provincë, ishte shkaktuar nga praktikat mjekësore të ndërmarra me vetëdije nga një mjek, filloi menjëherë një hetim, në marrëveshje me Prokurorin e Republikës së Breshias.



Më të lexuarat