Shqipja plas ‘bombën’ tjetër/ Tea duke dalë nga hoteli me ish-konkurrentin e Për’puthen? (Foto)

Pa Kategori

Publikuar: 26/01/2021

Shqipja plas ‘bombën’ tjetër/ Tea duke dalë nga hoteli me ish-konkurrentin e Për’puthen? (Foto)

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj deklaroi dy ditë më parë se Tea ishte në një lidhje me Beartin dhe se marrëdhënia e saj me Andin është e shtirur.

Më vonë, Shqipja ka publikuar një foto ku pretendonte se janë Tea dhe Bearti duke dalë nga një hotel. Ajo e ka fshirë foton, por është ruajtur nga “Kryefjala.com”.

Dy personat nuk janë fotografuar me fytyrë, prandaj nuk mund të thuhet me siguri nëse janë vërtetë ata. Ngjashmëria e vetme është te xhupat e tyre, të cilët dyshja i kanë veshur dhe më parë.

Megjithatë, edhe nëse janë Tea dhe Bearti nuk dihet nëse kanë dalë nga hoteli apo thjesht kanë qenë duke kaluar rrugës.

Tea doli mbrëmjen e djeshme nga “Përputhen” me Andin, për ta vazhduar njohjen e tyre jashtë.