Gazetari Artan Hoxha, referuar përgjimeve të antimafias italiane, tha se Ndrangheta në Shqipëri ka kohë që ka ardhur dhe kjo nuk është e parë.
“Ndrangheta” në Shqipëri ka ardhur shumë herët nuk është e parë. Nëse e kujton mbaj mend që ka qenë një lidhje e deputetit të Silvio Berslusconit, që i kanë gjetur projekte të hidrocentralit të Gomsiqes”, tha Hoxha.
Duke kujtuar faktin që në përgjime flitet për biznesin e çimentos, Hoxha shprehet se kjo është një fushë ku Ndrangheta ka shtrirë tentakulat e saj.
“Saviano tha që Ndrangheta i ka shtrirë tentakulat e saj në industrinë e çimentos dhe këta e kanë përmendur dhe tjetra është futja e tyre në spitale, sepse spitalet kanë shumë nevoja për furnizimi. Këtë gjë e kanë bërë edhe në Itali. Madje në Itali ata vendosin edhe për punonjësit”, tha Hoxha.