Priten shtrëngata këto dy ditë, ja qarqet e rrezikura nga përmbytjet!

Pa Kategori

Publikuar: 24/01/2021

Priten shtrëngata këto dy ditë, ja qarqet e rrezikura nga përmbytjet!

Moti i keq do të vijojë të na shoqërojë edhe përgjatë javës së ardhshme. Nga data 24 deri më 26 janar, priten reshje intensive, të cilat do të jenë më të përqendruara në veri dhe në jug të territorit.

këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve dhe niveleve në Lumenjtë Drin-Buna, Liqenin e Shkodrës dhe Lumin Vjosa. Në pjesët e sipërme të këtyre baseneve lumorë, mund të ketë vërshime të shpejta të përrenjve dhe lumenjve më të vegjël të shoqëruara edhe me rrëshqitje të dherave, kryesisht në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Lumenjtë e tjerë do kenë rritje të prurjeve por parashikohen me rrézik më të ulët nga përmbytjét. Sot pasdite dhe nesër priten reshje inténsive në qarqet Shkodër Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër por lokalisht shumë intensivé në qarkun Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje mesatare por lokalisht inténsive. Reshjet pritet të jenë të shoqëruara dhe me shtrëngata. Në veri dhe verilindje të vendit, sot dhe nesër reshjet priten të jenë edhe në formë dëbore në lartësitë më të mëdha se 300 mbi nivelin e detit.