Prapaskena

Rokadë në Policinë e Elbasanit, ikin krerët e disa sektorëve të rëndësishme

Publikuar: 22/01/2021

Në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit janë bërë disa ndryshime ku në krye të sektorit të krimeve është vendosur Faik Ruko.

Sokol Novaku i cili mbante me parë këtë post është transferuar në Gramsh, në të njëjtin pozicion.

Mësohet se Faik Ruko, nga shef rendi, është emëruar shef Krimi në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Në venin e tij ka ardhur Armand Koni i cili më herët mbante postin e shefit të Krimit në Librazhd.

Mariglen Duci nga shef Krimi në Komisariatin e Policisë Elbasan emërohet në shef seksioni në Krimin Ekonomik në DVP Elbasan.

Sokol Novaku nga shef i seksionit të Krimit Ekonomik emërohet shef Krimi në Komisariatin e Policisë Gramsh.



Më të lexuarat