Burg përjetë për Dashamir Xhepën, i cili akuzohet se vrau kunatën e tij dhe më pas e hodhi në liqenin e Sharrës. Ngjarja e rëndë ndodhi në shkurt të 2019-ës.
Lirie Xhepa u gjet e pajetë në liqenin e Sharrës në Tiranë.
Gruaja ishte dhunuar dhe më pas ishte qëlluar me 2 plumba në trup dhe më pas ishte hedhur në liqen. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie.