Prapaskena

Rrjedhje gazi në një shkollë në Tiranë, 6 nxënës përfundojnë në spital

Publikuar: 20/01/2021

Të gjithë nxënësit e një shkolle private në Tiranë u evakuuan mëngjesin e kësaj të mërkure, si pasojë e rrjedhjes së gazit në sistemin e ngrohjes. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:30në një shkollë në rrugën “Don Bosko”.

Burime zyrtare të policisë thonë se 6 prej nxënësve patën nevojë për ndihmë mjekësore. Ata u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht pa probleme për jetë. Me qëllim normalizimin e situatës, në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë.

“Rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko”, si pasojë e një rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës. Gjithashtu janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës, tha policia e Tiranës në një njoftim paraprak për ngjarjen.

Në një njoftim të dytë, policia tha se në spital ishin dërguar edhe 2 nxënës të tjerë.

“Në lidhje me rrjedhjen e gazit në ambientet e jashtme të shkollës Jo-Publike, në rrugën “Don Bosko”, ju informojmë se në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore edhe 2 nxenës të tjerë. Gjithsej 6 nxënës të dërguar në spital, të gjithë jashtë rrezikut për jetën”.

Gjendja e fëmijëve është jashtë rrezikut për jetën, megjithatë ata u shtruan në pavijon për monitorim. QSUT-ja, njoftoi se nxënësit janë të vetëdijshëm dhe paraqesin vetëm shenja të lehta të intoksikimit si dhimbje koke, të përzjera dhe pak ansioze



Më të lexuarat