Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar akuzon qeverinë Rama se drejtohet nga oligarkët. Por, cilët janë këta oligarkë, as Shehi, as Lulzimin nuk japin emra.
I pyetur në se përse, kryetari i Partisë Demokratike nuk deklaron emrat e oligarkëve, Dashamir Shehi përgjigjet: “Nuk është në detyrë të kryetarit të partisë të thotë emrat e oligarkëve. Emrat e oligarkëve duhet t’i thonë ata që merren me hetimet, prokurorët, opinionistët, gazetarët, jo Basha. Ne e trajtojmë luftën me oligarkët si fenomen, nuk merret kryetari i partisë me personin, sepse do të quhej ndërhyrje”.
Në fakt arsye qëndron diku tjetër. Basha nuk i përmend më oligarkët, pasi këtë të fundit i kanë dhënë disa vila me vlerë miliona euro si dhe i kanë dhënë para kunatit të Bashës. Kunati i Bashës ka mbi 10 kompani, përmes të cilave oligarkët i japin një pjesë të parave që marrin në buxhetin e shtetit.
Eksiton një listë me mbi 100 biznesmenë që i kanë dhënë para kunatit të Bashës.