Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e një fejese gjatë vizitës në në Mamurras, ku po rindërtohet një shkollë e re e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.
Një fejesë mes traditave shqiptare dhe turke, ku vajza e quajtur Elda kishte njohur Buraku nga Stambolli gjatë studimeve për arkitekturë në Turqi.
Rama e uroi çiftin e ri që të kenë lumturi mes tyre duke u dhënë edhe një këshillë të vyer, “Mos të harronin prindërit!”.
Pjesë nga biseda:
Rama: E meritoni juve buqetën, meqë jeni nusja.
Rama: Mendoja se djali do të martohej me një vajzë turke, por qenka shqiptare.
Babai i djalit: Në prezencë të zotit kryeministër, kërkoj dorën e gocës.
(Qeshin të gjithë të pranishmit në ceremoni)
Rama: Unë erdha vetëm që ta shoqëroja. Këtë llokumin e parë do t’ja japësh vjehrrës. Se është shenjë e mirë.
Jeta është interesante. Erdha me Majlindën dhe Linditën dhe më thanë se Serveti fejon djalin nesër. Thashë çne paska marrë nusne nga Turqia të vijë këtu jo tha e ka fejuar me një gocë tonën.
Rama-dhëndrit: Çfarë ke studiuar?
Dhëndri: Inxhinieri ndërtimi
Rama-nuses: Po juve?
Nusja: Arkitekturë në Stamboll
Rama: Të trashëgoheni, çdo të mirë e mbarësi. Edhe një këshillë kam unë. Mos i harroni kurrë prindërit.
Dhëndri: Shumë faleminderit!