Prapaskena

Makina përplas për vdekje 6-vjeçaren në Tiranë, ndërron jetë në spital nga plagët e marra (emri i shoferit)

Publikuar: 17/01/2021

Shoferët e papërgjegjshëm vijojnë të marrin jetë njerëzish.

Një aksident fatal ka ndodhur në Tiranë, ku një 6 vjeçare ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë, në derë të shtëpisë, në rrugën Ramë Sadria.

Shofer i makinës ka qënë Alban Gurin. Sipas fqinjëve Guri pasi e ka përplasur të miturën është larguar nga vendi i ngjarjes por është arrestuar më pas nga policia.

6 vjeçarja pasi është përplasur është dërguar menjëherë në spital por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë. Shoferi është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme, ndërsa makinës së tij po i bëhet ekspertiza.



Më të lexuarat