“Kam 36 minuta video…”- Arjon zbulon fakte të tjera për vajzat e “Përputhen” që mund t’i “shkatërrojnë karrierën”.
Arjon Luli është një ndër ish-konkurrentët e “Përputhen”, i cili bëri bujë me publikimin e fotove në shtart me Ana Lleshin.
Pas largimit nga programi, Luli ka nisur një lidhje të re jashtë me një modele shqiptare, Selena Sula, me të cilën publikon foto e video hot.
Megjithatë, fansat nuk heqin dorë nga pyetjet në lidhje me konkurrentët e tjerë të cilët janë ende pjesë e “Përputhen”.
Ditën e djeshme, gjatë një bashkëbisedimi me ta në llogarinë e tij në Instagram, Luli është pyetur nëse ka ende material për konkurrentet e tjera aty brenda, publikimi i të cilave do t’u japë fund qëndrimit të tyre në emision.
“A ke ndonjë foto ose video të atyre gocave, ku mundesh t’jua shkatërrosh karrierën si Anës?”, ishte pyetja që një nga ndjekësit i bëri.
“Qëllimi im nuk është t’i shkartërroj njerëzve karrierën. Nuk du me hap arkivat. Kam 36 minuta material që ndoshta as ‘guide lines’ e Instagramit nuk e pranon, por s’kam atë qëllim.
Të kujtoj atë shprehjen: ‘Jeto dhe lëri të jetojnë’”, u përgjigj Arjoni, duke nënkuptuar se ka fakte që mund të ndërpresin rrugëtimin e ndonjërës prej vajzave në program.