Pamjet e rënda që shihni tregojnë momentin e aksidentit që ndodhi mëngjesin e sotëm në kryeqytet, ku i plagosur mbeti një kalimtar. Ngjarja ndodhi në rrugën ‘5 Maji’.
Më poshtë janë pamjet nga kamerat e sigurisë së një biznesi, ku shihet se si një prej mjeteve të përfshirë në aksident, që drejtohej nga një grua, përplas shtetasin me inicialet F.A,. i cili qëndronte në anë të trotuarit, në pritje për të kaluar rrugën tek vijat e bardha.
Nga goditja e fortë mjeti ka marrë para kalimtarin, duke e rrëzuar përtokë pa ndenja, ndërsa kalimtarët e tmerruar i janë afruar për ta ndihmuar. Policia deklaroi se personi i plagosur është transportuar për në spital, ndërkohë që nuk dihet se si është gjendja e tij.
Një aksident i ngjashëm i rëgjistrua një ditë më parë, pranë ambasadës italiane, ku fatmirësisht 2 kalimtarë të rastit i shpëtuan përpalasjes.