Prapaskena

Dy shqiptarë tërbojnë Greqinë, iu japin urdhra ushtarëve grekë, video bën bujë të madhe

Publikuar: 15/01/2021

Mediat greke i kanë bërë jehonë një videoje që ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale.

Siç shihet në video, dy të rinj që flasin shqip u japin urdhra ushtarëve grekë, të cilët i kanë vënë në rreshtore dhe i detyrojnë të brohorasin një emër, që mesa duket është emri i moderatorit të njohur nga Kosova Meriton Mjekiqi.

Gjithashtu 2 të rinjtë duket sikur po “përshëndesin” edhe shokët e tyre nga Shqipëria në “rrugën 5 Maji”, siç edhe përmendet në video.

Njëri prej tyre i cili duket të ketë një rol drejtues në repartin ushtarak, urdhëron ushtarët grek të përsërisin emrin e njërit prej djemve që po përshëndesin, “ Me Ri Ton”, ndërkohë ushtarët e përsërisin pa hezitim.

Ndërkohë mediat greke e kanë cilësuar si një skandal dhe kanë nisur hetimet. Videoja e diskutueshme, e postuar në Instagram, tregon qartë fytyrat e autorëve. Koha kur është publikuar nuk është njoftuar.

“Shumë përdorues të internetit pyesin se si është e mundur që dy shtetas të huaj të jenë në radhët e ushtrisë greke dhe të urdhërojnë ushtarët grekë”, thuhet më tej në artikullin e medias greke.

Kujtojmë se në Greqi, ka me mijëra shqiptarë që përmbushin detyrimin ushtarak në Greqi, si kusht për të marrë nënshtetësinë.



Më të lexuarat