Këngëtari i njohur Arkimed Lushaj gjithnjë ka qenë protagonist, por së fundmi mori tepër vëmendje pasi u përfshi në protestën e qytetarëve kundër Policisë së Shtetit, pas vrasjes së Klodian Rashës.
Reperi Stresi pas doli publikisht dhe ofendoi kryeministrin Rama, e që më pas e kërcënoi, u shpall në kërkim dhe u largua nga vendi. Ai vizitoi disa shtete dhe tani është në Britani të Madhe.
Ai ka publikuar disa video dhe shkrime në Instagram, ku duket se është tepër i revoltuar me miqtë e tij, që sipas këngëtarit e kanë lënë në baltë.
Arkimedi i ka shpallur “luftë” dhe u ka bërë dalje, teksa i “kërcënon” duke i thënë se nuk do mund të kalojnë as urën e Kukësit.