Çfarë të kërkoi Erdogan në këmbim të spitalit në Fier? Rama i lë të gjithë pa fjalë me përgjigjen

Pa Kategori

Publikuar: 13/01/2021

Çfarë të kërkoi Erdogan në këmbim të spitalit në Fier? Rama i lë të gjithë pa fjalë me përgjigjen

Kryeministri Rama i është përgjigjur pyetjes së një gazetareje, e cila me ironi e pyeti se çfarë fshihet pas bujarisë së Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili do ndërtojë edhe një spital në Fier.

Rama tha se “Marrëdhënia ime me Erdogan nuk është më jep të jap. Ça nuk është thënë, po s’është e vërtetë. Kam marrëdhënie respekti e reciproke e gati miqësie me liderët.

Me partnerët tanë jam i barabartë dhe kërkoj e kam marrë nga secili barazinë. Pse Erdogan e bën këtë? Është e qartë, ai është pjesë e një miqësie tradicionale mes dy vendeve”.