Më shumë se gjysmë milioni banorë janë kthyer në bllokim në Pekin nga frika e një shpërthimi Covid-19, në përpjekjet e autoriteteve për të frenuar rreziqet në kryeqytet, si edhe në funksion të festës së Vitit të Ri Hënor, që fillon më 12 shkurt.
Të gjithë fshatrat rurale në rrethin Shunyi, në periferinë veriore dhe afër aeroportit, janë bllokuar për të paktën tri ditë, derisa të përfundojë cikli i testimit masiv.
Duke paraqitur planin, Zhi Xianwei, një zyrtar i bashkisë, njoftoi se 518 000 banorë nga një total prej 1,2 milionë nuk do të lejohen të largohen nga fshatrat derisa të përfundojnë testimet.