Aksident i frikshëm/ Makina humb kontrollin dhe përmbyset në aksin Korçë-Maliq, lëndohet shoferi

Pa Kategori

Publikuar: 09/01/2021

Aksident i frikshëm/ Makina humb kontrollin dhe përmbyset në aksin Korçë-Maliq, lëndohet shoferi

Një aksident eshte regjistruar mengjesin e sotem, ku një mjet ka dalë nga rruga në aksin nacional Korçë-Maliq.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se jeti ka dalë nga rruga në afërsi të kryqëzimit të Libonikut, ndërsa dyshohet se shkak për këtë të jetë bërë lagështira në rrugë e si pasojë mjeti ka rrëshkitur dhe është përmbysur.

Drejtuesi i mjetit ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në spital. Policia aktualisht ndodhet në vendngjarje.