Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, SPAK ka nisur goditjet e para kundër krimit për vitin 2021. Mësohet se orët e fundit SPAK ka firmuar 23 arrestime për një grup të fuqishëm që vepronte ne Skrapar, duke trafikuar drogë dhe pastruar para.
Mësohet se në pranga kanë rënë dhe punonjës policie. Mësohet se operacioni që është duke u zhvilluar momentalisht, ka të bëjë me kultivimin e drogës në këtë zonë dhe pastrimin e parave.
Grupi, sipas burimeve, ka lidhje edhe zyrtarë të lartë, të cilët i kanë mbuluar.