673 raste të reja me Covid në Shqipëri, 7 jetë të humbura gjatë 24 orëve të fundit

Pa Kategori

Publikuar: 08/01/2021

673 raste të reja me Covid në Shqipëri, 7 jetë të humbura gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit janë janë kryer 3927 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me covid 673 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,971 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 260 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 7 qytetarë të tjerë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 21-77 vjeç.