Prapaskena

Kongresi certifikon Joe Biden, Trump: Do dorëzoj pushtetin. Ç’ndodhi dje në Uashington, pamjet që shokuan botën

Publikuar: 07/01/2021

“Në bazë të të dhënave që ne disponojnë deklarojmë se Joe Biden dhe Kamala Harris do të jenë presidenti dhe zëvendës presidentit sipas fletëve të votimit që na janë dhënë”. Ka qenë kjo deklarata e bërë nga senatorja e Minesotës Amy Klobuchar, një nga katër “tregimtarët” e caktuar nga Dhoma dhe Senati për të numëruar votat e kolegjit elektoral, duke i dhënë kështu fund një periudhe tejet të trazuar, të kundërshtive, akuzave për manipulim zgjedhjesh dhe protestave të dhunshme për të parën herë në Capitol Hill.

Kongresi Amerikan ka certifikuar kështu demokratin Joe Biden si President të 46 të SHBA-së. Senati dhe Dhoma pas orësh të gjata diskutimesh refuzuan kundërshtimet për të hedhur votat poshtë votat elektorale të Georgia dhe Pennsylvania për Biden. Republikanët gjithashtu kundërshtuan votat elektorale të Arizonës, Nevadës dhe Miçiganit, por mocionet dështuan para se të mbërrinin në debat.

Zëvëndës presidenti Mike Pence, mbikëqyri procesin e certifikimit dhe konfirmoi Kongresin se nga 538 votat e kolegjit elektoral të hedhura, Joe Biden dhe Kamal Harris morën 306 dhe Donald Trump dhe Mike Pence morën 232 – duke pasqyruar rezultatet e Zgjedhjet e Nëntorit.

Sesioni normal i Kongresit u ndërpre ditën e djeshme për shkak të protestave që përfshinë ndërtesën e Capitol-it. Seanca rinisi dhe vazhdoi gjatë gjithë natës pasi u pastrua ndërtesa.

Joe Biden dhe Kamala Harris do të marrin zyrtarisht detyrën më 20 Janar, në një kohë kur vendi është më i përçarë se kurrë.

Pamje shokuese 

Duken si pamje të shkëputura nga një film aksion amerikanë, por jo! Janë pamje reale që kanë ardhur nga SHBA, ditën kur do certifikohej rezultati i zgjedhjeve dhe Joe Biden si President. Mijëra njerëz që kanë hyrë brenda ambienteve të Capitol, protestues që zvarriten në mure, roje sigurie të armatosur gjer në dhëmbë. Këto janë pamjet në SHBA që kanë shokuar botën.

Protestat e dhunshme që përfshinë Uashingtonin ditën e djeshme, kanë shkaktuar 4 viktima, mes tyre ka një grua, Ashli Babbit. E vetmja viktimë, emri i plotë i së cilës është i njohur është Ashli Babbit ,e cili u largua nga San Diego, Californi dhe ishte veterane e Forcave Ajrore. Ajo u qëllua nga një e shtënë më gjoks nga policia, me armën e tij të shërbimit. Protestuesja pro Trump u qëllua brenda ndërtesës, Capitol Hill, ndërsa mbante në duar një flamur nga shumë.

Burri i viktimës dyshohet se i tha një transmetuesi lokal në Kaliforni se gruaja ishte një mbështetëse e madhe e Donald Trump, siç dëshmohet nga fotot e saj me kapelën më të popullarizuar në mesin e mbështetësve të presidentit në largim: “le ta bëjnë Amerikën përsëri të madhe”. Për të sqaruar dinamikën e vdekjes së gruas, u hap një hetim i brendshëm, shpjegoi vetë policia.

Shefi i Policisë Robert Contee shpjegoi se gjatë protestave kishte katër vdekje, të cilëve ndodhen për shkaqe të ndryshme mjekësore.

Disa persona u transportuan në spital për probleme të zemrës ose fraktura të shkaktuara gjatë përpjekjes për t’u ngjitur në Kapitol, por policia nuk e ka bërë të qartë nëse viktimat janë mes tyre. Contee shpjegoi se janë arrestuar 52 persona, 4 për posedim të armëve, një për posedim të një arme të ndaluar, 47 për shkelje të shtetrrethimit dhe hyrje të paligjshme në Kongres. Midis 14 oficerëve të plagosur, dy u plagosën rëndë: njëri u godit nga demonstruesi, tjetri u plagos në fytyrë nga një plumb.

Trump: Do të ketë një tranzicion të rregullt të pushtetit

Presidenti në largim Donald Trump, deklaroi se nuk do të bëj më asnjë kundërshtim dhe do të ketë një transferim normal pushteti pas certifikimit të Biden nga Kongresi amerikan edhe pse zgjedhjet u manipuluan sipas tij.

“ Edhe pse nuk jam dakord me rezultatin e zgjedhjeve dhe faktet më mbështesin n qëndrimin tim, do të ketë një transferim paqësor pushteti ” tha ai, në një koment të në llogarinë e zëdhënësit të tij në Twitter. Twitter ka bllokuar përkohësisht presidentin nga përdorimi i llogarisë së tij.

Deklarata erdhi pak minuta pasi Kongresi amerikan e certifikoi Biden si president i 46 i vendit, pas polemikave dhe protestave të dhunshme të që kanë përfhsirë vendin 24 orët e fundit.

“Unë gjithmonë kam thënë se do të vazhdonim luftën tonë për të siguruar që vetëm votat e ligjshme të numëroheshin. Ndërsa ky përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale, është vetëm fillimi i luftës sonë për ta bërë përsëri Amerikën të Madhe përsëri!” ai shtoi.

Më shumë se 61 çështje ligjore nga ekipi i fushatës së Trump me synim përmbysjen e rezultatin e nëntorit kanë dështuar.



Më të lexuarat