Prapaskena

Ja kush është mafiozi më i famshëm shqiptar, dikur pjesë e ‘Gambinos’, tani në krye të protestës pro Trump i veshur kuq e zi

Publikuar: 07/01/2021

Në krye të protestuesve që pushtuan Kongresin Amerilsn, ishte edhe mafiozi shqiptar John Alite, një nga mbështetësit më të zjarrtë të Trump.

Alite, i veshur me flamurin krenar shqiptar ka dalluar mes turmës.

Foto i ka bërë publike vetë ai përmes rrjetit të tij social Instagram, ku edhe ka shkruajtur “SHBA, lufta për këtë!”, duke bërë kështu një thirrje për të gjithë në mënyrë që të bashkohen në protestë.

John Alite, është me origjinë nga Gjirokastra i lindur dhe i rritur ne NYC, i biri i një taksixhiu , i besuari i John Gotti, bosit të organizatës mafioze më të famshme në botë.

Dikur pjesë e mafies italiane dhe i lidhur me familjen “Gambino”, të cilën e mposhti më vonë pasi bashkëpunoi me FBI-në, John Alite është një prej gangsterëve më të njohur shqiptar në botë.



Më të lexuarat