Partia Demokratike ka kallëzuar sot në SPAK drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste, duke nisur nga Edi Rama, disa ministra të rëndësishëm, deputetë, kryebashkiakë dhe drejtorë.
Sipas PD, krerët e qeverisë dhe PS po përdorin rindërtimin pas tërmetit për qëllime elektorale.
Në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, janë 16 persona që kallëzohen se po përdorin funksionin publik për interes elektoral.
Edi Rama, Kryeministër
• Elisa Spiropali, Ministër i Marrëdhënieve me Kuvendi
• Anila Denaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë
• Arben Ahmetaj, Ministër i Rindërtimit;
• Belinda Balluku, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
• Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste
• Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë;
• Rakip Suli, Kryetar i Bashkisë Kamëz;
• Emiriana Sako, Kryetar i Bashkisë Durrës;
. Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak;
• Artur Bushi, Kryetar i Bashkisë Krujë;
• Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë;
• Dritan Agolli, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit;
• Bujar Çela, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;
• Sadi Vorpsi, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;
• Karolina Kostallari, Drejtues i Njësisë Administrative nr.10 Tiranë
• Çdo person i paidentifikuar deri më tani nga ana jonë, por që me veprime konkrete rezulton mbas hetimit që ka përgjegjësi penale.
PD i ka kallëzuar të gjithë për 2 vepra penale: “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Arsyet janë përfshirja e Edi Ramës, Elisa Spiropalit, Taulant Ballës, Belinda Ballukit, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt etj në aktivitete që kanë të bëjnë, kryesisht, me rindërtimin pas tërmetit, ku përdoren burime dhe para publike, si dhe me dhënien e certifikateve të legalizimit apo investimeve të tjera publike.
Publikimi i këtyre aktiviteteve, sipas PD, është i ndaluar edhe me vendim të KQZ, bazuar në ligjin e miratuar sipas marrëveshjes së qershorit të kaluar.