Prapaskena

Kremtohet Dita e Ujit të Bekuar/ Pandemia anulon hedhjen e kryqit në ujë në Gjirokastër

Publikuar: 06/01/2021

Në Gjirokastër, besimtarët ortodoksë kremtuan Ditën e Ujit të Bekuar, që përkon me Pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan dhe fillimin e misionit të tij shpëtimtar.

Këtë 6 janar, për shkak të pandemisë dhe shmangies së grumbullimit masiv të njerëzve mungoi ceremonia e hedhjes së kryqit.

Simbolika e festës që lidhet me ndriçimin dhe pastrimin e shpirtit të besimtarëve prej mëkateve është mbajtur këtë vit brenda kishës së Lindjes së Krishtit në Gjirokastër.

Në fjalën e tyre para besimtarëve, At Kristostomi dhe At Theodhori, duke i ftuar besimtarët të marrin ujë nga uji i purifikimit, kanë përcjellë mesazhe për më shumë dashuri, shpresë, durim dhe besim në Zot.



Më të lexuarat