Gazetari Artan Hoxha ka bërë një deklaartë të fortë në lidhjen e 47 vjeçarit Guxim Gjyriçi 1 vit më parë, i cili u ekzekutua pas shpinenë ambientet e karburantit të tij.
Sipas Hoxhës, në Tropojë e dinë shumë mirë se kush fshihet pas kësaj vrasje, ndërsa shton se ai vetë ka paralajmëruar 1 vit më parë se vrasësit nuk do të gjendeshin kurrë.
“Nje vit me pare, në mbremjen e 5 janarit 2020, Guxim Gjyriçi, 47 vjeç, baba i dy djemve dhe nje vajze, u ekzekutua pas shpine, në ambientet e karburantit të vet.
Guximi sapo kishte mbyllur barin, qe ndodhet brenda karburantit, dhe po drejtohej per në banese, diku 60-70 metra larg.
Vrasesit e kane mbajtur në vezhgim viktimen, e dinin se nuk ruhej dhe kane perfituar nga fakti qe ai ka qene i vetem.
Menjehere pas ngjarjes, autoret jane pare te largohen me dy autovetura nga qyteti i Bajram Currit, për të mos u gjendur edhe pas nje viti nga agjensite e zbatimit të ligjit…
Nuk kisha pike dyshimi, para nje viti, ndersa deklaroja ne media se vrasesit e Guximit nuk do te zbuloheshin edhe pse sot në Tropoje, jane te qarte kush fshihet pas kesaj ngjarje…”, shkruan Artan hoxha.
Kujtojmë se Guxim Gjyriçi u vra më 5 janar të vitit 2020 në ambientet e karburantit të vet teksa po mbyllte lokalin për t’u drejtuar në banesë, ndërkohë që vrasësit u larguan dhe ende nuk janë identifikuar.