660 raste pozitive dhe 11 viktima. Ky është bilanci në 24 orët e fundit në vendin tonë sa i takon veprimit të covid-19. Gjithsej janë kryer 3424 testime.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 287 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 555 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 35,551 që nga fillimi i epidemisë.
Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë informon se sot kufizimi i lëvizjes, i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00.