Habit gruaja e Përparim Ademit: Ia dija lidhjet dhe doja të ishte i kënaqur! Ishte i mërzitur kur më tregoi se Zhaneta e tradhtonte

Pa Kategori

Publikuar: 04/01/2021

Habit gruaja e Përparim Ademit: Ia dija lidhjet dhe doja të ishte i kënaqur! Ishte i mërzitur kur më tregoi se Zhaneta e tradhtonte

Policia ka pyetur edhe bashkëshorten e Përparimit Ademit, Vjollca Telo, për ngjarjen e vrasjes së dy motrave Zhaneta dhe Kristinës.

Ajo ka treguar se është e martuar Ademin dhe kane tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

Ajo me bashkëshortin kanë bërë marrëveshje qe ajo te mbaje mbiemrin e tij Tela ndërsa ai le të mbante mbiemrin e saj Ademi, pasi duhet forcuar martesa.

Burri saj Përparimi që prej një periudhe rreth 20 vjet është njohur me Zhaneta Metanin dhe kanë pasur lidhje intime bashkë.

Ajo e ka marrë vesh për këtë lidhje dhe nuk ka ndërhyrë për të prishur lidhjen e tyre pasi e donte burri të ishte i kënaqur për të mos prishur  familjen.

Vjollca ka rrëfyer gjithashtu se me familjen e Zhanetës shkonin familjarisht në plazh.

Ajo madje tregon se vetë Përparimi i kishte treguar për shqetësimin e tij se Zhaneta e tradhtonte me një tjetër. Madje atë ditë thotë Vjollca ai ishte i mërzitur.