Prapaskena

Ja kush është Klajdi Shundi që vrau kunatin me thikë pasi po zihej me motrën e tij

Publikuar: 03/01/2021

Prapaskena ka siguruan foton e autorit Klajdi Shundi, 31 vjeç, i cili mëngjesin e 1 janarit , plagosi për vdekje me thikë kunatin e tij, me të cilin po festonte ndërrimin e viteve. Klajdi Shundi u la në burg nga gjykata, ndërsa ai shprehet se nuk mban mend asgjë nga ngjarja.

Gjatë festimeve, mes kunatit të tij dhe motrës së Klajdit ka nisur një debat. Klajdi Shundi ka ndërhyrë duke i kërkuar të mos zihen në shtëpinë e tij pasi janë mbledhur për festë.

Gjithçka ka shkuar mirë deri rreth orës 03:00 të mëngjesit ku para ngjarjes të gjithë kanë bërë një foto së bashku për kujtim.

Ky kujtim i bukur do të përmbysej në pak sekonda më pas, duke u kthyer në tragjedi. Kur Lavdi Zvezhda do largohej me gruan e dy vajzat ai është konfliktuar sërish me të shoqen, Silvën.

Mbesa e madhe ka telefonuar dajën, Klajdin duke i thënë “daja mami e babi po zihen, eja të lutem“.

Kur Klajdi Shundi ka dalë tek shkallët e pallatit ka patur në dorë një thikë dhe ka parë kunatin duke u zënë me të motrën.

Kaq ka mjaftuar dhe ai ka goditur Lavdi Zvezhdën me thikë e për pasojë i ka shkaktuar plagosje të rëndë. Zvezhda është dërguar në spital por pa mundur t’i mbijetojë plagëve e për pasojë ka ndërruar jetë.

Shundi kishte pak kohë që ishte kthyer nga Italia dhe në Shqipëri po riniste jetën duke marrë dhe një apartament ku festoi para tragjedisë me motrën, kunatin dhe dy mbesat.

Para gjyqtarit Ardian Kaliaj, 31-vjeçari Shundi ka deklaruar se ndihet i penduar për krimin por ai nuk kujton asgjë se si ka goditur kunatin pasi ka qenë në gjendje të dehur.

Avokati i tij Andi Skënderi para gjykatës ka kërkuar një masë më të lehtë për klientin e ti si dhe kryerjen e ekspertizës për gjendjen e dehur të klientit dhe rikualifikimin e akuzës nga vrasje në rrethana familjare, në vrasje në kushte e një tronditje psikologjike.



Më të lexuarat