Covid-19, pandemia e tmerrshme që tronditi botën që në mars 2020, po shkon drejt shuarjes. Gjatë tre ditëve të para të 2021, numri i viktimave dhe rasteve me covid është përgjysmuar.
Gjatë 24 orëve të fundit raportohen 447 raste të reja dhe 3 humbje jete. Ndërsa në datat 1 dhe 2 janar 2021, në total janë shënuar 9 viktima dhe 675 raste të reja në vend.
Shifrat janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë. Forca infektuese ka rënë edhe në vendet e rajonit. Për herë të në Malin e Zi, në datën 2 janar, nuk ka pasur asnjë viktimë.
Shkaku i uljes së rasteve ka të bëjë me faktin se shumica e popullsisë është infektuar dhe e ka kaluar covid.