Në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, një automjet tip Volkswagen është përplasur me një minibus pasagjerësh, e për pasojë janë dëmtuar 7 persona, të cilët janë transportuar për në spitalin e Elbasanit.
Policia ka dërguar nëpërmjet autoambulancave në spital menjëherë të plagosurit për ndihmë mjekësore, si dhe ka bere të mundur zhbllokimin e trafikut, pasi u krijuan radhë të gjata në të dyja kahet e lëvizjes.
Në vendin e aksidentit mbërriti edhe shërbimi zjarrfikës i cili bëri të mundur nxjerrjen nga automjetet e dëmtuara të disa të plagosurve të cilet u transportuan me tri autoambulanca ne repartin e kirurgjisë ne Qendrën Spitalore të Elbasanit.
Grupi hetimor po ashtu ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Elbasan/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Elbasan- Bradashesh, automjet tip “Volkswagen”, është përplasur me një minibuz pasagjerësh.
Si pasojë e përplasjes janë plagosur 5 persona pasagjerë të minibuzit të cilët janë transportuar në spital të Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesja e mjetit të “Volkswagen” shtetasja F.B., dhe pasagjeri shtetasi K.D., ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Shërbimet e Policisë morën masa të menjëhershme duke siguruar rrugëkalimin e autoambulancave që transportuan në kohë të shpejtë të plagosurit si dhe bënë të mundur zhbllokimin e trafikut në të dyja kahët e lëvizjes.