Prapaskena

Vaksinat anti-Covid vijnë në Shqipëri?! “VOA” zbardh detaje nga premtimi i Ramës

Publikuar: 02/01/2021

Në Tiranë, autoritetet bënë të ditur se përpjekjet për të gjetur vaksinat anti-Covid po shënojnë rezultatet e para.

Kryeministri Edi Rama tha se sapo janë siguruar 500 mijë dozat e para të saj nga kompania Pfizer.

Ai tha se 10 mijë dozat e para të vaksinës do të mbërrijnë në Shqipëri javën e tretë të janarit, ndërsa 30 mijë të tjera do të vijnë në shkurt, dhe muaj pas muaji, sipas një plani për vaksinimin e popullatës.

“Ky është lajmi më i mirë i mundshëm në filimin e vitit të ri. Sigurimi i vaksinës, pa pritur që të kujtohej BE-ja për ne, ishte një sfidë marramendëse, por nuk është një sfidë e lehtë, përkundrazi as menaxhimi i procesit të vaksinimit. Fushata e vaksinimit “Shqipëria Buzëqesh” është organizuar më së miri me detaje” – tha zoti Rama.

Ekspertët e mjekësisë pohuan se kanë siguruar tashmë pajisjet e posaçme për të ruajtur afro 30 mijë vaksina në kushte specifike.

Gjatë fushatës vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme. Në fillim do të vaksinohen mjekët, mësuesit, policët si dhe të moshuarit.

Tirana zyrtare ka vendosur që një numër vaksinash t’i përcjellin në Prishtinë për t’u vaksinuar mjekët e Spitalit Covid atje./VOA



Më të lexuarat