Shqipëria siguron 500 mijë dozat e para të vaksinës anti COVID, ja kush do ta bëjnë të parët

Pa Kategori

Publikuar: 01/01/2021

Shqipëria siguron 500 mijë dozat e para të vaksinës anti COVID, ja kush do ta bëjnë të parët

Shqipëria ka siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës anti COVID. Lajmin e dha Kryeministrin Rama i cili tha se është firmosur Akti Normativ për termat e marrëveshjes.

Kryeministri u shpreh se vaksinimi do të nisë në fillim me bluzat e bardha, pastaj me mësuesit, policët dhe moshat madhora mbi 75-vjeç.

“Në prag të ndërrimit të viteve Shqipëria ka siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës anti COVID nga kompania Pfizer.

Shoppingu im në New York përfundoi me sukses. Kemi dakordësuar me Akt Normativ për aktivizimin e kontratës.

Sasia e dakordsësuar do të paguhet menjëherw 10.700 dozat e para do të vijnë në javën e tretë të janarit.

Mbi 30 mijë të tjerat vijnë në shkurt. Ndërkohë që edhe me dy vende partnere kemi siguruar 9000 doza”, tha Rama.