Viti i brishtë! Kështu u konsiderua dhe kështu ishte! E gjithë bota u gjunjëzua nga pandemia e Covid-19, duke bëre që viti 2020, të shënohet në kalendarin historik, pasi e paprituara e gjeti gjithë botën të papërgatitur, sigurisht dhe vendin tonë!
Shqipëria, mori një goditje të madhe nga pandemia, vdekje, infektime dhe rënie drastike u regjistruan në vendin tonë por sikur mos të mjaftonte kjo, viti 2020, në vendin tonë u shoqërua dhe nga protesta masive, të cilat do të lënë gjurmë në vendin tonë, dhe për brezin që i përjetoi. Studentët, naftetarët, aktivistët, të rinjtë, nuk morën parasysh Covid-19 dhe pasojat që mund të sillte krahas të drejtave të tyre, të drejtave të tyre për arsimin, për pagat, për kulturën, e deri tek e drejta për vrasjen e Klodian Rashës, vdekja e të cilit tronditi Shqipërinë!
21 janar 2020
Protesta e studentëve
Studentët të cilët dolën në protestë më 5 dhjetor të vitit 2019 dhe qëndruan për më shumë se dy javë, u rikthyen sërish në janar për të kundërshtuar kushtet në të cilat ndodhej sistemi arsimor në Shqipëri. 500 studentë u mblodhën në ambientet e Korpusit Universitar, duke protestuar kundër mashtrimit për paktin për universitetin. Studentët kërkuan shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë nga parlamenti dhe për këtë qëllim ata nisën të mbledhin 20 mijë firma. Gjatë protestës ata theksuan se nuk u është plotësuar asnjë nga pikat e kërkesave të një viti më parë, ndërsa nga ana tjetër treguan se kushtet në konvikte janë përkeqësuar dhe se ofertat e dhëna në kartën e studentit nuk iu shërbejnë për asgjë atyre.
Në nëntor për disa javë rresht ata protestuan fillimisht para Ministrisë së Arsimit dhe më pas para kryeministrisë, duke kërkuar plotësimin e 8 kërkesave. Më pas ata u larguan duke paralajmëruar një rikthim të protestave masive në rast se qeveria Rama nuk do t’i plotësonte kërkesat e dorëzuara. Rama publikoi edhe “Paktin për Universitetin”, ku garantohej plotësimi i pikave të parashtruara, por meghithatë një pjesë e studentëve sërish janë shprehur se nuk do të ulen në një tryezë të përbashkët me kryeministrin në rast se ky i fundit nuk do të plotësojë kërkesat. Ndërkohë ata u shprehën se asnjë nga premtimet e bëra nga kreu i qeverisë nuk janë mbajtur, pasi tarifat vijojnë ende që të jenë të larta dhe konviktet nuk janë restauruar ashtu siç u premtua.
17-Maj 2020
Shembja e Teatrit Kombetar
Mëngjesin e 17-Majit u shemb Teatri Kombetar dhe ai Eksperimental. Shembja e Teatrit erdhi pas dy vitesh rezistencë të bërë nga aktivistë dhe qytetar, dhe pikërisht e gjitha ndodhi natën, atëherë kur të gjithë ishin në gjumë. Gjithçka ndodhi pas një aksioni të Inspektoriatit të Mbrojtjes Territorit që nisi rreth orës 04:30 të mëngjesit. Forca të shumta policie shfrytëzuan këtë moment për të rrethuar zonën dhe nisën menjëherë rrënimin e saj. Shembja e tij zgjoi shqiptarët të tronditur, ku qindra qytetarë këmbëzbathur dhe të përlotur dolën në protestë, duke harruar dhe pandeminë e cila ishte nëpërkëmbë.
Në protestë, e cila zgjati disa ditë ku morën pjesë aktivistë, politikanë qytetarë, aktorë pati përplasje të shumta me policinë. Si rezultat pati dhe shoqërime, dhunë dhe sherre. Në polici përveç qytetarëve u shoqëruan dhe Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka. Qyetarët në protestë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit, ku më pas protesta degradoi dhe disa qytetarë u dhunuan nga policia. Në lidhje me protestën që u zhvillua për disa ditë, përpos reagimeve të shumta që pati në vendin tonë kundër qeverisë, reagime pati dhe nga mediat ndërkombëtare, të cilat e konsideruan një akt jo të hijshëm shembjen e Teatrit duke shkruar se u shemb një pjesë e historisë së Shqipërisë!
17- Qershor
Shoqata e Transportit në protestë
Shoqatat e transportit kanë dalë në protetsë pasi për shkak të pandemisë kanë ngelur pa punë. Ata kërkuan nga qeveria që të dëgjojë kërkesat e tyre. Në protestë ata kanë kërkuar që të ulet akciza e naftës për tranportin, të subvencionojë mungesën e punës dhe të ketë një paketë të dytë me 400 mijë lekë për këtë sektor. Në protetsë ata thanë se kanë marrë vetëm 400 mijë lekë të vjetra dhe sipas tyre kjo nuk ka mjaftuar pasi që prej muajsh kanë ngelur pa punë dhe se sektori i tyre është goditur rëndë nga pandemia e Covid-19. Protestuesit zhvilluan tubinin e tyre para Ministrisë së Transportit dhe më pas tek e Financave. Ndërkohë në protetsë nuk kanë mubgyat as blutë të cilët u kanë kërkuar që të shpërbdahen por megjithatë qytetarët vijuan sërish protestat për plotësimin e kërkesave të tyre. Transporti u mbyll për një periudhë kohorenë fillim të marsit për të shmangur përgapjen e pandemisë së Covid-19.
20-Korrik 2020
Protestë për masat anti-covid
Pandemia e Covid-19 preku dhe tek biznesetvtë cilat për shkak të pandemisë u vunë çelësat, objekteve të tyre. Pronarët e lokaleve, bareve, lokaleve të natës dhe të gjithë bizneseve të tjera që u prekën nga Akti Normativ i qeverisë dolën në prostesë para Kryeministrisë. Të mbështetur nga qytetarë dhe artistë të shumtë, ata kanë kërkuar që qeveria të tërheqë Aktin Normativ që nuk i lejon ata të shërbejnë pas orës 22:00.
Ndërkohë menjëherë pasi policia ka parë
grumbullin e qytetarëve para Kryeministrisë, ka ndërhyrë dhe ka kërkuar që protesta të shpërndahet, por megjithatë nuk munguan tensionet mes qytetarëve dhe forcave të rendit. Po ashtu policia ka shoqëruar në komisariat disa persona. Protesta e bzinesmenëve dhe qytetarëve, erdhi në kohën kur qeveria mori vendimin për të mbyllur, të gjitha lokalet e natës, disktot, lounge bar dhe shërbime të ngjashme me to pas orës 20:00. Nga ky vendim u prekën mijëra biznese dhe muzikantë.
17-Shtator
Protesta e naftëtarëve të Ballshit
Nisi përpara Ministrisë se Infrstrukturës dhe më pas kaloi në grevë urie. Dhunë, përplasje dhe të sëmurë, këto ishin sfidat më të cilat u përballën nadtëtarët e Ballshit për më shumë se një muaj. Naftëtarët e uzinës në Ballsh protestuan për pagat e pamarra në nafinerinë ku punonin. Protesta e tyre u zhvillua si në ambinetet e rafinerisë në Ballsh ashtu dhe në Tiranë përballë Ministrisë. Duke parë se nga protestat e tyre nuk pati asnjë reagim ata vendosën që të futeshin në grevë urie në ambientet e Rafinerisë. Burrat qëndruan 22 ditësh ndërsa prej 24 ditësh atyre iu janë bashkuar edhe gratë e tyre.
Grevistët kërkuan marrjen e masave urgjente nga qeveria për të siguruar pagesën e 9 muajve rrogë që e kanë fituar në gjykatë, rinisjen e punës dhe njohjen e librezave të punës ku shënohen sigurimet shoqërore dhe vitet e punës. Protesta mori fund më 10 nëntor pasi Naftëtarët e Ballshit pranur ofertën e kryeministrit Edi Rama, për lënien e grevës në premtim të marrjes së një page deri në rifillimin e punës në rafinerinë e Naftës.
Nga marrëveshja përfituan rreth 720 naftëtarë, të cilët u shprehen se janë detyruar të pranojnë ofertën pasi ndodhen në kushte të vështira ekonomike.
20-Tetor
Vizita e Ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias në Tiranë, shkaktoi trazira në vendin tonë ku si rezultat dhjetra qytetarë dhe aktivistë u mblodhën përpara Ministrisë, kundër ardhjes së tij. Protesta nisi që para se Dendias të mbërrinte në zyrën e ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, dhe protestuesit u përplasën me policinë, e cila në zbatim të aktit normativ që ndalon grumbullimet masive, ka tentuar të shpërndajë turmën. Por, efektivët e forcave Shqiponjave janë përplasur me protestuesit, të cilët kanë tentuar disa herë të thyejnë kordonin e ngritur jashtë ministrisë së Jashtme. Situata është përkeqësuar në momentin kur ka kaluar eksorta e ministrit të Jashtëm grek, për të hyrë në ambientet e MPEJ, kur protestuesit kanë tentuar të thyejnë kordonin e policisë nën thirrjet “Turp turp”.
Në fund të protestës 18 persona u proceduab penalisht në gjendje të lirë, mes tyre edhe Boiken Abazi, Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi.
2-Nëntor
Studentët sërisj në protestë
Studentët më 2 nëntor dolën në protestë kundër vendimit të Ministrisë së Arsimit. Të rinjtë, me parulla në duar dilën para Ministrisë së Arsimit, ku dhe këndërshtuan mbylljen e konvikteve, universiteteve dhe zhvillimin e mësimit online. Ata kërkuan përgjysmim të tarifës vjetore të studimit, një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës. Për shkak të mungesës së meteve teknike, ata shtojnë se mijëra studentë e patën të pamundur ta ndiqnin normalisht procesin mësimor online dhe mijëra të tjerë mbetën të papunë, duke mos patur mundësi të paguanin as qiratë, gjatë muajve kur i gjithë vendi u fut në karantinë, dhe nxënësit dhe studentët zhvilluan mësimin online.
9-Dhjetor
Protestat për vrasjen e Klodian Rashës
Ekzekutimi me dy plumba i Klodian Rashës nga Policia e Shtetit, mëngjesin e 8 dhjetorit tronditi Shqipërinë, ku qindra të rinjë u revoltuan dhe dolën në protestë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e të riut, vdekja e të cilit përloti shqiptarët.
Më 9- dhjetor dhjetëra qytetarë u mblodhën para Kryemininistrisë, Drejtorisë së Policisë dhe Ministrisë se Brendshme. Në protestat që zgjatën plot 7 ditë nuk munguan dhuna përplasjet me efektivët dhe gjuajtjet me sende të forta, drejt efektivëve dhe institucioneve. Protesta për të riun u zhvilluan në Shkodër, Lushnje, Lezhë, Korçë, Sarandë, Vlorë dhe Durrës. Protestat të dhunshme pati në Sarandë, ku qytetarët shkatërruan dhe selinë e PS. Në protestë, qyetarët kërkuan shkarkimin e Minisrit Sandër Lleshajt dhe Drejtorit të Policisë, pasi sipas qytetarëve ato janë “kokat” që rekomandojnë policinë. Nisur nga protestat e dhunshme, Ministri Sandër Lleshaj dha dorëheqjen por megjithatë nuk pti asnjë lëvizjë për Ardi Veliun.
Le të kthehemi prapë te protestat, aty ku në polici u shoqëruan dhjetëra të rinjë, por nuk mungoi gazi lotësjellës dhe uji që u perdorën nga forcat e rendit për të shpërndarë turmat, por megjithatë të rinjtë nuk u ndalën. Protestuesit gjuajtën me sende të forta drejt institucioneve ku dhe thyen dyert dhe dritaret e Ministrisë së Brendshme, Ministrisë Financave, Muzeut Kombëtar dhe Biblotekës Kombëtare.
Përgatiti: Anila Kolgjini, Dosja.al