Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan gjatë një koference shtypi në Stamboll i drejtohet sërisht me një mesazh Greqisë. Ai ka theksuar se Turqia është një vend mesdhetar dhe se ne nuk jemi mysafirë, por pronarë.
“Ne jemi pro paqes dhe bashkëpunimit, por kundër asaj që është bërë … Problemi në Mesdhe mund të zgjidhet me bashkëpunimin e të gjitha vendeve. Nuk do të ketë paqe në Mesdheun Lindor, në çdo përpjekje që lë jashtë Turqisë dhe Turqit Qipriotë”, shtoi ai.
“Ka interesa ekonomike prapa provokimeve në Mesdheun Lindor”, tha Erdogan. Ai shtoi: “Disa e kanë kthyer Mesdheun në një varrezë refugjatësh”.
“Si një komb që është vazhdimi i Perandorisë Osmane, ne duam që një klimë paqeje të mbizotërojë në rajon. Ne mund t’i zgjidhim problemet në Mesdhe, jo me përjashtime, por me të gjithë lojtarët në zonën përreth të njëjtës tryezë”,shtoi ai
Presidenti Turk ka përfunduar duke theksuar mos ti ndotim ujërat me armiqësi të reja.
Duke folur për përshkallëzimin ushtarak në orët e fundit në rajonin e Nagoro-Karabakut midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, Presidenti turk theksoi se Jerevani duhet menjëherë të tërhiqet nga territoret e Azerbajxhanit, të cilat ai ka pushtuar.