Author Archive Page

DEA Amerikane në Tiranë, Manja: Tregon bashkëpunimin në nivel qeveritar! Çfarë paralajmëroi ministri për kriminelët në Dubai

March 8, 2023 1:02 pm |user3 user | Politikë

Angazhimin e DEA-s amerikane kundër trafikut të drogës në Shqipëri, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja e ka cilësuar shenjë të fortë bashkëpunimi mes institucioneve të dy vendeve.

Manja deklaroi pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme se në që ditën e krijimit të SPAK, bashkëpunimi mes prokurorisë dhe policisë me partnerët amerikanë ka qenë korrekt.

“E konsideroj si shenjë besimi të fortë. Bashkëpunimi i deritanishëm i agjencive shqiptare me DEA-n është shenjë e fortë e bashkëpunimit me institucionet tona.

Që në ditën e krijimit të SPAK, bashkëpunimi mes prokurorisë, dhe policisë së shtetit me partnerët amerikanë ka qenë korrekt. Tregon se besimi i këtyre strukturave te ne vjen në rritje”, deklaroi Manja.

“Ka një vullnet serioz të agjencive ligjzbatuese dhe qeverisë shqiptare për të goditur fort korrupsionin dhe krimin e organizuar”, u shpreh ai.

Me tej, ministri paralajmeroi se do te kerkoje marreveshje me autoritetet ne Dubai per ekstradimin e eksponenteve shqiptare te krimit.

test

Super-skandal në Bashkinë Kamëz/ 32 tendera me flamur të kuq, 5.3 milionë euro jepen nën dyshime për korrupsion dhe shkelje të ligjit

March 8, 2023 12:40 pm |user3 user | Aktualitet

34 tendera me ‘’Flamur të Kuq’’ janë dhënë nga Bashkia e Kamzës, për një periudhë kohore nga viti 2022 deri në shkurt të vitit 2023. Në total këto 34 tendera, kapin vlerën e rreth 5.3 milion eurove, për shërbimet që sipas bashkisë Kamëz janë bërë në këtë qytet.

Këto 34 prokurime tregojnë se janë në ekspozim apo rrezik të madh për sjellje të papajtueshme me ligjin. Por pavarësisht kësaj, numri I lartë I tenderave me flamur të kuq duket se është bërë rutinë në bashkinë e Kamzës, pasi edhe vitin 2023 e ka nisur me një tender që çalon, ku prokurues është ujësjellës kanalizime në këtë qytet. Tenderat problematikë janë publikuar edhe në “Openprocurement”, institutin që kalon në sitë dhe monitoron tenderat në lidhje me praktika korruptive dhe mosrespektimit të ligjeve anti-korrupsion.

Tenderi me vlerën më të madhe të prokuruar nga Bashkia e Kamzës dhe që është me Flamur të kuq, është për ndërtimin e rrugës Frutikulturë, që ka kushtuar 85 milion e 270 mijë lekë. Sipas “Openprocurement”, Flamuri I Kuq për këtë tender është vendosur për shkak se janë skualifikuar të gjithë operatorët konkurrues përveç fituesit.

Një tjetër tender me Flamur të Kuq, është ndërtimi Rikualifikimi Urban i Rrugës “Kujtesa” që ka kushtuar 78 milion lekë. Në këtë tender kanë qenë 12 garues, por të gjithë janë skualifikuar përveç fituesit.

Ndërkohë për sa I përket tenderit për ndërtimin e rrugës Babrru Shpat, po ashtu janë skualifikuar të gjithë pjesëmarrësit në garë, por vetëm kompania Bami SHPK është parë e përshtatshme për të vijuar garën ku edhe është shpallur fitues. Ky tender ka pasur një font limit 68 milion 834 mijë lekë. Fituesi ka kërkuar një vlerë shumë pranë fondit limit, konkretisht 64 milion lekë.

test

Skandali i drejtësisë shqiptare, media belge ngre alarmin: Gangsteri Safet Bajri është i lirë!

March 8, 2023 12:15 pm |user3 user | Kronike

Safet Bajri, 38-vjeçari që u dënua me 22 vite burg në Belgjikë, u lirua pas 6 viteve heqje lirie në Shqipëri. Bajri cilësohej si ‘gangsteri’ më i kërkuar në Belgjikë, pasi akuzohej për tregtim droge dhe shfrytëzim prostitucioni.

Ai u detyrua ta vuante dënimin në Shqipëri, sepse ishte dëbuar nga Brukseli, media belge ka kritikuar vendimin nga pala shqiptare për lirimin e tij, pa shlyer detyrimet.

Kujtojmë që pas daljes së tij nga burgu, Atdhe Xharavina, një figurë publike shqiptare ka shpërndarë disa foto të të dyve në kanalin e tij TikTok të premten e kaluar nga Shkodra.

Mediat belge shkruajnë se Bajri bëri bujë në Belgjikë dhe se emri i tij ishte në listën e më të kërkuarve nga Policia Federale.

E shkuara e Bajrit në Belgjikë

Safet Bajri ose Safet Rustemi, siç e quanin në Belgjikë, ishte kreu i një klani mafioz që e drejtonte me tre vëllezër. Së bashku ata morën pushtetin në botën e krimit të Brukselit në vitin 2014.

Mbi ta rëndojnë akuzat për shfrytëzim prostitucioni, vjedhje dhe tregtim të lëndëve narkotike. Po ashtu shkruhet se kushdo që dilte para rrugës së tyre, ekzekutohej, si në rastin kur u vranë dy shqiptarë rivalë. Bajri u arrestua nga policia e Brukselit dhe më 25 janar 2017, ku u dënua me 9 vjet burg.

Zhdukja e tij

Por në verën e vitit 2018 ai u zhduk sërish. “Qeveria shqiptare na zhgënjeu”, ka shkruar media belge, teksa ka vijuar se ‘ iu deshën muaj që Ministri i Drejtësisë, Koen Geens të dërgonte një kopje të vendimit belg në Shqipëri në shtator 2018, duke i lejuar ata të arrestonin Bajrin.”

Bashkëpunimi i dy vendeve

Të dy vendet ranë dakord që Bajri ta vuante dënimin në Shqipëri. Gjykata e Fierit vendosi muajin e kaluar se, Bajri ka kryer tashmë dy të tretat e dënimit të tij nëntëvjeçar dhe ka të drejtë për lirim me kusht sipas ligjit shqiptar.

Mirëpo, Bajri u ndëshkua shumë më rëndë. Bajri u dënua edhe dy herë në vitin 2018 për trafik kokaine, me 8 vjet e 5 vjet. “A ka harruar Belgjika t’ua raportojë këtë shqiptarëve?”, shkruhet në artikull./Nieuwsblad

test

“Na varrosi për së gjalli”, rrëfehet motra e Dan Hutrës: Kur doli nga burgu mori shtëpi me qira në Tiranë…

March 8, 2023 11:44 am |user3 user | Kronike

Motra e Dan Hutrës, Asija në një intervistë në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, u shpreh se pas ngjarjeve të ndodhura në Tiranë dhe vrasjeve të 3 grave nga vëllai i saj, vëllezërit janë distancuar nga Dan Hutra.

Gjithashtu ajo tha se situata ka qenë shumë e vështirë, dhe pasi ka dalë nga burgu pas vrasjes së Dafinës, gruas së parë, ajo u shpreh se i vëllai i ka thënë,- se kërkon të vazhdojë jetën dhe ka kërkuar të martohet.

“Ata që e kanë bërë këtë, nuk di çfarë të them. Nëse Dafina e ka tradhtuar Danin atëherë ai duhet ta linte Dafinën dhe të vazhdonte rrugën e tij. Por unë nuk besoj ta ketë tradhtuar. Dani është arrestuar dhe u fut në burg, unë i kam thënë fjalët e mia si motra më e madhe. I kam thënë përse nuk e vrarë vetën. Vëllezërit janë distancuar nga Dani. Nënën time Dani e ka varrosur për së gjalli, më pas ne të tjerëve, motra e vëllezër , nipër e mbesa. Doli nga burgu , mori shtëpi me qira dhe na thonte më gjeni një nuse që të vazhdojnë jetën përpara”, tha ajo, duke shtuar: “Një ditë me merr në telefon dhe më thotë, motër do të fejohem. Më tha se duke ecur ajo me biçikletë iu gris qeshja e ushqimeve dhe e ndihmova dhe aty vazhdoi lidhja jonë. Më pas u bëmë bashkë dhe ia kemi kaluar shumë mirë. Bëri një drekë të vogël. Në Tiranë mori një shtëpi me qira dhe kështu vazhdoi”.

test

VIDEO/ “E ke shtypur a jo? Po e kam shtypur, si i bëra kalamajtë unë”! Debat me “pullë të kuqe” në emision

March 8, 2023 11:30 am |user3 user | Aktualitet

Emisionet në televizionet shqiptare, shpesh degradojnë në nivelin më të ulët.

Një prej këtyre është edhe një ngjasme emision i drejtuar nga Eni Çobani në TV Klan, ku personazhet e ftuar si “hallexhinj” për të zgjidhur problemet live në TV, shpesh thuhet se në fakt janë aktorë të paguar.

Por gjithë emisioni është një degradim njerëzor, një shëmti që të vjen ndot ta shohësh dhe dëgjosh.

Megjithatë askujt nuk i bën më përshtypje, pasi tashmë janë mësuar me llumin që iu ofrojnë televizionet shqiptare, madje i përtypin me kënaqësi duke qeshur.

 

test

Paralajmërimi dramatik i sizmologut: Mund të ketë tërmete të mëdha në 5 provinca!

March 8, 2023 11:05 am |user3 user | Botë

Pas tërmetit me magnitudë 4.5 që ndodhi në Kahramanmaraş në orën 12.40 të ditës së djeshme, në Kayseri kanë ndodhur 3 lëkundje nga ora 14.47 deri në 14.53, me ato më të mëdhatë që variojnë ndërmjet 4.7 dhe 4.3 ballë.

Sizmologu turk, Prof. Dr. Naci Görür bëri një vlerësim për situatën e tërmeteve në vend, ndërsa paralajmëroi qytetarët e disa zonave për të qenë vigjilentë ndaj cdo situate.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Görür thotë se:
“Ka pasur pasgoditje me magnitudë 4.9 dhe 4.2 në Saraycık-İncesu/Kayseri. Ky tërmet është brenda zonës së thyerjes së Ecemiş me aktivitet të ulët. Kjo zonë shtrihet në Mersin dhe është 730 km e gjatë. Kjo thyerje ka prodhuar tërmete të mëdha në të kaluarën në vitet 1414, 1717 dhe 1835”.

Sipas profesorit turk, tërmetet e fundit në Maraş dhe Gaziantep kanë shkaktuar ndryshime të fushës së stresit në sistemet e thyerjeve aktive të Pllakës së Anadollit afër rajonit, duke shkaktuar ndoshta thyerjen e disa segmenteve.

“Prandaj, tërmete të tilla mund të priten në rajonet Erzincan-Karlıova, Malatya, Adana, Kayseri dhe Sivas. Po ju shkruaj për t’ju informuar. Përndryshe nuk po them ‘do të ketë një tërmet të madh, do të ndodhë në këtë kohë’ etj. Pritshmëria ime është që do të ketë tërmete kryesisht të vogla.”, u shpreh Naci Görür.

test

Deklarata e fortë e atletes Klodiana Shala: Në Shqipëri të kërkojnë favore seksuale, pavarësisht CV-së që ke

March 8, 2023 10:35 am |user3 user | Aktualitet

Atletja Klodiana Shala duke folur për 8 marsin, tha se në Shqipëri kërkojnë favore seksuale pavarësisht CV-së që ke.

“Imazhi që mund të ketë te të tjerët mund të jetë i lidhur dhe me kompromiset që janë bërë. Në Shqipëri mund të ndodhë që ti hyn në punë dhe CV-në nuk e marrin në fillim, që CV-ja është gjëja kryesore dhe ty nuk ta marrin. Ta marrin CV-në pas një viti. Që këtu fillojnë mundësitë për ngacmim,” – u shpreh Shala.

test

Lëvizje e papritur, ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim në selinë e PS, ja me kë takohet

March 8, 2023 10:09 am |user3 user | Politikë

Ambasadorja e SHBA-ve Yur Kim në selinë e PS. Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se ambasadorja Kim po zhvillon një takim me sekretarin e përgjithshëm të PS Damian Gjiknuri.

Ambasadorja e SHBA ka mbërritur rreth orës 10:40 në selinë rozë, teksa situata politike dhe zgjedhjet e 14 majit, shihen si një nga temat e takimit.

test

“Forbes”: Mbërriti në Britani e fshehur në një kamion, e reja shqiptare sot fiton 34 milionë USD në vit

March 8, 2023 9:55 am |user3 user | Aktualitet

Kristiana Çela, 27 vjeçe është shqiptarja e listuar si një nga 30 sipërmarrësit më të suksesshëm nën moshën 30 vjeç, në Evropë.

E reja që ka shkuar në Britaninë e Madhe me një kamion bashkë me familjen e saj, sot shijon frytet e viteve të tëra pune.

Palestra për të nisi si passion, por sot ajo ka mbi 3 milionë ndjekës në rrjetet sociale dhe mbi 80 mijë abonentë në aplikacionin EvolveYou që ka për qëllim krijimin e një diete dhe programi të personalizuar.

Çela e ka ngritur këtë aplikacion me ortakun e saj, Jack Bullimore.

27-vjeçarja shqiptare ka edhe një linjë veshjesh të posaçme për fitnes, Cela Oner Active. Të gjitha së bashku gjenerojnë të ardhura vjetore që tejkalojnë 34 milionë dollarë në vit për Çelën dhe ortakun e saj.

Postimi i Forbes:

Nga postimi i ushtrimeve në internet, Krissy Cela ndërtoi një profil në Instagram, i cili sot numëron 3.1 milionë ndjekës. Emigrantja shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjimnazisti Jack Bullimore e nisën biznesin në vitin 2017: aplikacioni i tyre i fitnesit dhe ushqimit EvolveYou me fokus femrat, plus linjën e veshjeve të gjimnastikës Cela Oner Active, gjenerojnë të ardhura vjetore që tejkalojnë 34 milionë dollarë. Aplikacioni numëron 80,000 abonentë aktivë mujorë.

test

“Njerëzit digjeshin, binin nga vagonët”, rrëfimi tronditës i 19-vjeçares: Si arrita të dilja nga treni

March 8, 2023 9:33 am |user3 user | Rajon

Vassiliki dhe partneri i saj Stelios ishin në trenin e udhëtarëve që u përplas në afërsi të Larisës me një tren mallrash.

Studentja e re e fizioterapisë shpëtoi mrekullisht bashkë me të dashurin e saj teksa ishin ulur në mensën e trenit kur ndodhi përplasja tragjike.

“Tani jam mirë, dje dola nga spitali. Në momentin e përplasjes ishim pikërisht përballë mensës, në sediljet e para. Para përplasjes gjithçka ishte e qetë, në mensë kishte shumë njerëz, në një moment u dëgjua një zhurmë. Gjithçka u bë e zezë.

Menjëherë u ngrita dhe thirra partnerin tim, e pashë pranë meje, u mbajtëm fort dhe pamë se ishte krijuar një vrimë, nuk e di nëse ishte shkrirë dyshemeja, por përfituam dhe zbritëm që andej”, tha 19-vjeçarja e cila pasi ka dalë me partnerin ka telefonuar të atin nga një telefon që ka gjetur rastësisht.

“Njerëzit digjeshin, binin nga vagonët dhe dolën edhe njerëz që ishin mirë. Na dhanë një batanije.

Më në fund, kur u qetësuam pak, u ulëm, duke besuar se do të vdisnim dhe këto ishin momentet tona të fundit në Tokë.

I thosha Stelios të largohej, pashë një rrugë dhe i thosha të ikte që andej,” – rrëfeu Vassiliki për mediat greke.

Në fund të përshkrimit të saj tronditës e reja shtoi: “Skena që më emocionoi më shumë është kur zbritëm nga vagoni dhe kishim nevojë për ujë, i kërkuam njëri-tjetrit ujë.

ë një moment pamë dy fëmijë dhe njëri ishte i përkulur dhe duke u lagur. I kërkuam ujë por na thanë që njëri urinon nga tjetri për të pastruar fytyrën. Aty kuptova se nuk kemi asnjë shpresë ”.

test