Author Archive Page

Historia frymëzuese! Njihuni me shqiptaren që ka shokuar botën teknologjike

March 16, 2023 11:30 am |user3 user | Aktualitet

Nga Rafaela Prifti

Mira Murati eshte Drejtoreshe Teknologe ne Open AI (Inteligjenca Artificiale e hapur) kompania qe shpalosi teknologjine e re GPT-4 kater muaj pasi modeli ChatGPT e shastisi ‘kryeqytetin’ e kesaj industrije, Silicon Valley. Nese nuk e keni degjuar emrin e saj, Mira Murati u lind ne Shqiperi ne 1986. Pasi ka kryer studimet me rezultate te shkelqyera ne vendlindje, ka ardhur ne Shtetet e Bashkuara per te vazhduar edukimin pasuniversitar ne fushen e inxhinjerise.

U punesua ne Zodiac Aerospace dhe per tri vjet te tjera te Tesla por ne 2018 hyri ne OpenAI ku mbikqyr Chat GPT si Drejtoreshe Teknologe. Pikerisht kater muaj me pare, kjo kompani e vogel dominoi debatet ne industrine teknologjike kur prezantoi nje model qe kishte aftesine t’ju pergjigjej pyetjeve komplekse, madje mund te shkruante poezi dhe te imitonte ndjenjat njerezore.

Tani kompania ka nxjerre nje model te ri dhe te permiresuar duke nxjerr ne plan te pare garen per inteligjencen artificiale dhe ethet se kush do te jete ne balle te industrise. Programatoret dhe drejtuesit e kesaj fushe e krahasojne momentin e tanishem me krijimin e aplikacioneve te cilat duke filluar nga 1996 u bene motorat e kerkimeve ne internet si Microsoft Edge, Google Chrome, Internet Explorer etj. Tani mund te jemi ne nje pike te paparashikuar per industrine teknologjike ne dhjetevjecaret e fundit, thone ata.

Per sa i takon perdorimeve praktike, disa kompani dhe individe e kane inkuadruar ate ne sistemet e punes dhe portale te tregtise virtuale. Gjenialiteti i ChatGPT eshte aftesia per te kuptuar modelet dhe ne formulimin e te menduarit abstrakt si edhe zotesine per te pergjithsuar ne forme logjike, thote Mira Murati ne intervisten e saj me Revisten Nderkombetare te Financave. Teknologjia e OpenAI funksionon ne nivel eksperti ne subjekte te caktuara por eshte diletante ne disa te tjera.

Nuk mund te zevendesoje arsyetimin njerezor. Ashtu sic mund te tregoje nje barcelete por nuk e ka konceptin se cfare e shkakton te qeshuren. Modeli bazohet ne te njejten teknologji si Siri dhe eshte ndertuar si nje “rrjet neuroni” nga nje sistem matematikor qe meson nepermjet analizimit te te dhenave (data).

Per mesuesit dhe studentet modeli ka paraqitur sfida te reja meqe mund te perdoret per te shkruar ese, teza, per te dhene provime shkolle etj. Eshte e qarte se kjo teknologji do te mbylle shume vende pune psh ne firma juridike, banka, zyra te pergatitjes se taksave etj., por krijuesit thone se edhe do hap mundesi te tjera punesimi. Mbetet per tu pare sesa te verteta do dalin parashikimet e tyre.

Nga aplikacioni qe ka aftesine te shkruaje vazhdimin e nje teksti ne baze te te dhenave qe ka marre paraprakisht, brenda nje kohe te shkurter, kompania arriti te krijoje DALL-E, nje stad me i perparuar qe mund ta beje kete me imazhe dhe foto, duke dhene krijime origjinale dixhitale. Mira Murati flet hapur si per perparesite dhe mundesite dobiprurese ne fushen e arsimit dhe shendetesise por edhe per dobesite vecanerisht ne aspektin etik dhe moral sic eshte keqperdorimi dhe abuzimi nga persona keqdashes.

Per te qene te pergjegjshem, ajo thote se rregullatoret duhet te jene te perfshire ne kete proces nderkohe qe raporti midis teknologjise dhe shoqerise duhet te jete i dyanshem. “Synimi duhet te jete demokratizimi i inteligjences artificiale dhe per te qene funksionale ajo duhet te jete ne duart e te gjitheve,” veren ajo ne bisede me revisten Gruaja Globale.

Sistemet e Inteligjences Artificiale jane duke evoluar dhe duke u perhapur cdo dite e me shume. Ndikimi i tyre ne jeten praktike eshte i pashmangshem. Shume kompani mund te falimentojne prej saj por ato qe do dine si ta perdorin do arrijne majat e suksesit.

test

“O ba si nuk më prite”/ Ndahet nga jeta babai Saimir Tahirit! Ish-ministri letër prekëse nga burgu

March 16, 2023 9:05 am |user3 user | Aktualitet

Babai i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tahiri, i cili ndodhet prapa hekurave, por i ka dërguar një letër babait të tij, Bashkim Tahiri.

“O Ba si nuk më prite”, e nis letrën e tij ish-ministri i cili

Postimi i Saimir Tahirit

O Ba, si nuk më prite?

Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin.

Të ndritë shpirti atje lart!

Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.

Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.

Sa here bëhesha gati po nuk ta thoja dot se më vinte zor, por ja po ta them tani që nuk më degjon më:

Të dua shume Ba!

Të duam të gjithë shumë shoku Bashkim.

Përgjithmonë!

Njoftim nga Familja:

Varrimi bëhet nesër datë 16 Mars, ora 11:00

Adresa: Funeral Home ALBA 2000, Rr. Dibrës 302

test

SPAK zbërthen skemën korruptive të Lefter Allës, përfitimet dhe favoret që bënte kryebashkiaku (Njoftimi i plotë)

March 16, 2023 8:57 am |user3 user | Aktualitet, Kryesore

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr. 9 të vitit 2022, për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”,“Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikim i formularëve”, parashikuar nga nenet 258 paragrafi i dytë, 248, 186/2,3 , 190/1 të Kodit Penal.

Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi të alternuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit.

Në analizë të veprimeve hetimore të kryera deri në këtë moment, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim L. A., E. Ll., R. K., A. G., K. Z., D. Xh., L. D. dhe E. I., në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal, shtetasit L. A. dhe E. Ll. në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal, shtetasit R. D., A. K., A. N., D. G. në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë konsumuar veprën penale “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186/2,3 i Kodit Penal, ndërsa shtetasi K. I. ka konsumuar veprën penale “Falsifikim i formularëve” parashikuar nga neni 190/1 i K.Penal.

Nga hetimi ka rezultuar se për shtetasin nën hetim L. A. me detyrë Kryetar Bashkie me funksionin e tij si i zgjedhur vendor për të administruar konform ligjit Njësinë vendore Bashkinë Bulqizë evidentohet qartësisht sjellja e tij duke dokumentuar disa fakte penale si shkeljet gjatë procedurës së prokurimin publik me procedurë të hapur në datë 30.04.2021, operatorëve ekonomikë “Egland Sh.p.k” dhe “BE-IS” Sh.p.k, me objekt “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë të tenderit në shumën 322.439.000 lekë të reja, me afat kohor 10 mujor. Ky shtetas nën hetim në bashkëpunim me nënkryetaren e Bashkisë, dhe punonjësit e tjerë, si specialiste e prokurimeve, anëtarët e KVO, kanë bërë të mundur që këtë tender ta fitonte me dokumentacion BOE Egland shpk dhe BE-IS shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit. Në një kohë që nga hetimi ka dyshime të arsyeshme të bazuara, se punimet janë kryer nga OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë.

Kjo procedurë prokurimi dyshohet që është iniciuar dhe zhvilluar në kundërshtim me LPP dhe aktet nënligjore dhe nga AK Bashkia Bulqizë, konkretisht nga të hetuarit me veprime aktive që konsistojnë në ngritjen e një mekanizmi të posaçëm, për nxjerrjen fituese të një firme në lidhje me procedurën e prokurimit të zhvilluar nga Bashkia Bulqizë. Aktet deri në këtë fazë të hetimit njoftojnë se të hetuarit i) miratuan kritere për të favorizur një firmë pjesëmarrse në tender ii) firma pjesëmarrëse në prokurim paraqiste vetëm dokumetacionin, ndërkohë punimet realizoheshin nga i hetuari (A. K.), i cili rezultoi lidhje e afërt e Kryetar i Bashkisë (L. A.).

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.21 datë 14.03.2023 ka caktuar masat e sigurimit “arrest në burg” për shtetasit:

L.A., si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”,parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
E. Ll., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”,parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
K., si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
I., si person i dyshuar per kryerjen e vepres penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
D., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2e 25 i Kodit Penal.
Gj., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
Z., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
Xh., si person i dyshuar për kryerjen e veprës“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
D., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2,3 i Kodit Penal.
G., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 186/2,3 të Kodit Penal.
K, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”,parashikuar nga neni 186/2,3 i Kodit Penal.
Gjithashtu me vendimin nr.21 datë 14.03.2023 Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, për shtetasit:

K. I., si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i formularve”,parashikuar nga neni 190/1 i Kodit Penal.
A. N., si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 186/2,3 të Kodit Penal.

Policia e Shtetit ka ekzekutuar në datën 16.03.2023 masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata me vendimin nr.21 datë 14.03.2023.

Gjithashtu në zbatim të vendimit nr.124 dt 15.03.2023 Policia Gjyqësore Pranë Policisë së Shtetit ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyra të subjekteve të hetuar dhe të tjerë.

test

Kryebashkiakët problematikë të qarkut të Dibrës, para Allës në Bulqizë u arrestua Shukri Xhelili për videon me…

March 16, 2023 8:45 am |user3 user | Politikë

Vetëm dy muaj larg zgjedhjeve lokale të 14 majit, SPAK godet sërish. Këtë të mërkurë me urdhër të SPAK u arrestua Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla.

Lefter Alla bëhet me dije se u arrestua, pasi akuzohet për korrupsion dhe për abuzime me tenderat publike gjatë ushtrimit të detyrës si kryetar i bashkisë së Bulqizës.

Por kjo nuk është hera e parë që Lefter Alla përballet me institucionet e drejtësisë, pasi pak vite më parë u akuzua për konsum kokaine në një lokal, ku u shfaq edhe një video si provë.

Kujtojmë se rasti i arrestimit të Allës nuk është i vetmi, pasi në 15 maj të 2015, bëri bujë lajmi i arrestimit të ish-kryebashkiaut të Dibrës Shukri Xhelili.

Ish-kreu i Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili u arrestua me akuzën për “Korrupsion pasiv” në formën e kërkimit të favoreve seksuale.

test

Shkon në lokal me çifte të mbushur gati për të vrarë 39-vjeçarin, policia parandalon krimin, arrestohet autori

March 16, 2023 8:04 am |user3 user | Kronike

Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërhyrja”, për parandalimin e një ngjarjeje të rëndë kriminale.

Tentoi të vriste me armë gjahu një shtetas, në ambientet e një lokali, falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Sekuestrohen arma e gjahut (çifte) me fishekë në fole dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që po tentonte të vriste një shtetas tjetër, në një fshat të Vorës, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”, për parandalimin e ngjarjes kriminale.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë, u kap dhe u ndalua shtetasi E. P., 48 vjeç, i cili kishte hyrë me forcë në ambientet e lokalit ku po qëndronte shtetasi E. P., 39 vjeç, dhe kishte qëlluar me armë gjahu në drejtim të tij, për motive të dobëta.

Arma e gjahut, të cilën 48-vjeçari e mbante me leje, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një sasi municioni luftarak.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. P., 48 vjeç, banues në Vorë, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

test

Tragjedia me trenat në Greqi, “shpërthen” sërish greva, paralizohet transporti, mbyllen shkollat dhe shërbimet publike

March 16, 2023 7:55 am |user3 user | Rajon

Një grevë 24 orëshe të enjten në Greqi do të bllokojë fluturimet me avionë dhe do të bëjë që anijet të mbeten të ankoruara në port, ndërsa punëtorët grekë do të lënë punën për të protestuar për aksidentin më vdekjeprurës hekurudhor të regjistruar në vend, që shkaktoi vdekjen e 57 personave më 28 shkurt.

Greva e thirrur nga sindikatat më të mëdha të sektorit privat dhe publik të Greqisë pritet gjithashtu të shkaktojë ndaljen e shërbimeve publike dhe mbylljen e shkollave shtetërore, si edhe të ndërpresë transportin urban.

Është e fundit në një sërë protestash që nga përplasja e një treni pasagjerësh me më shumë se 350 persona në bord, shumica prej të cilëve studentë universiteti, me një tren mallrash në rajonin qendror të Greqisë, Tempi. Punëtorët e hekurudhave kanë organizuar greva të vazhdueshme.

Protestuesit, duke akuzuar qeverinë konservatore dhe sistemin politik të vendit për injorimin e thirrjeve të përsëritura nga sindikatat mbi masat e mangëta të sigurisë në hekurudhën greke, do të fillojnë të mblidhen para parlamentit në mëngjes.

“Ne duam të shprehim së bashku zhgënjimin tonë për atë që nuk është bërë ndër vite, por mbi të gjitha zemërimin për atë që ndodhi në Tempi,” tha në një deklaratë sindikata e sektorit privat, GSEE.

“Ne nuk do të lejojmë që mungesa e transparencës, fshehja, heqja dorë nga përgjegjësitë dhe çdo vonesë të çojë në harresë,” thuhet në deklaratën ku gjithashtu i kërkohet qeverisë të marrë masa dhe të parandalojë një fatkeqësi tjetër dhe kërkohet një hetim të plotë për shkaqet e përplasjes.

Një hetim gjyqësor ka filluar lidhur me aksidentin.

Të gjitha fluturimet do të ndalen mes orës 12:01 të mëngjesit dhe mesnatës me orën lokale më 16 mars dhe do të lejohen vetëm fluturimet për emergjenca dhe kërkim-shpëtim.

Përplasja ka ngjallur zemërim publik. Javën e kaluar, dhjetëra mijëra vetë u mblodhën në Athinë dhe qytete të tjera anembanë Greqisë në protestat më masive me të cilat është përballur qeveria që kur mori pushtetin në vitin 2019.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, mandati i të cilit përfundon në korrik dhe pritet të thërrasë zgjedhjet deri në maj, ka kërkuar falje për aksidentin dhe ka premtuar të punësojë më shumë personel dhe të ndreqë sektorin hekurudhor me probleme, me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Ai u ka bërë gjithashtu thirrje protestuesve që të mos lejojnë zemërimin të përçajë shoqërinë.

“Ne duhet ta fitojmë këtë luftë,” tha zoti Mitsotakis këtë javë, duke shtuar se ai ishte i vendosur të eliminonte faktorët që çuan në katastrofë./VOA/

test

Zbulohet skandali, si Fation Murati theu masën e sigurisë dhe kaloi në sistemin TIMS kur ishte në arrest shtëpie

March 16, 2023 7:45 am |user3 user | Kronike

Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News24 ka sjellë të tjera detaje nga masakra në “Don Bosko” në lokalin e Fation Muratit si dhe dëshmi mbi minutat e tmerrit që kaluan qytetarët.

Por ndërsa në lokalin në pronësi të tij në Don Bosko, ndodhi një masakër, Fation Murati, pavarësisht se duhet të respektonte arrestin shtëpiak dhe po përballej me drejtësinë duket se ia kishte mbathur disa para masakrës nga Shqipëria.

Madje më herët ai kishte zgjedhur të sfidonte autoritetet ligjzbatuese, duke kaluar pikërisht nën hundën e tyre, duke thyer edhe masën e arrestit shtëpiak. Gjë që e vërteton edhe sistemi TIMS.

Nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasi Fatjon Murati, i cili hetohet me masë sigurimi arrest në shtëpi, për një tjetër vepër penale, nga verifikimet në sistemin TIMS, del se ai është regjistruar me dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë më datë 19 Janar 2023, duke thyer në këtë mënyrë masën e arrestit. Pra Fatjon Murati sipas autoriteteve policore është larguar nga Shqipëria, afro dy muaj më parë.

Dhe policia nuk kishte asnjë informacion që ai kishte thyer masën e arrestit shtëpiak. Ose të paktën e ka fshehur këtë fakt.

Ndërsa me 7 Mars oficerët e policisë shkuan në vilën e tij luksoze që ndodhet vetëm 30 metra larg lokalit të masakrës duke i marrë firmën, por sesi ai hyri në Shqipëri askush nuk e thotë.

Hetimi duhet ta sqarojë sesi në janar Murati doli nga territori në rrugë të ligjshme ndërkohë që çdo punonjës policie do të duhej ta arrestonte. Ndërkohë që për t’u kthyer te masakra e Don Boskos dhe shkaqet që çuan, ajo që të gjithë tani besojnë është te kundërveprimi i ashpër i grupit të Ervis Martinaj. Mbretit të zhdukur të bixhozit, që nga muaji gusht I vitit 2022. Por që pavarësisht fantazmës së tij, mbetjet e grupi të tij treguan se ata janë aty, për të goditur sërish.

test

Microsoft ngre alarmin: Hakerët rusë po përgatiten për sulme te reja ndaj Ukrainës

March 16, 2023 7:05 am |user3 user | Botë

Hakerët rusë duket se po përgatiten për një valë të re të sulmeve kibernetike ndaj Ukrainës, përfshirë edhe sulme me virusë që kërcënojnë organizatat që shërbejnë si linja furnizimi për Ukrainën, u tha në një raport të Microsoft të publikuar më 15 mars.

Gjetjet e ekipit të Microsoft vijnë në kohën kur Rusia po dërgon trupa të reja në fushëbetejën në lindje të Ukrainës, sipas zyrtarëve perëndimorë të sigurisë. Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov, muajin e kaluar paralajmëroi se Rusia mund të rrisë aktivitetin e saj ushtarak, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Ambasada ruse në Uashington nuk ka dashur të komentojë për këto gjetje.

Ekspertët kanë thënë se taktikat e kombinimit të operacioneve ushtarake me sulmet kibernetike janë të ngjashme me veprimet që Rusia ka bërë në të kaluarën.

Microsoft gjeti se ka një ekip të sofistikuar rus të hakerëve, që është i njohur në komunitetin e hulumtuesve për siguri kibernetike. Ky ekip po teston “aftësi të reja të sulmeve kibernetike që mund të përdoren për sulme shkatërruese ndaj organizatave jashtë Ukrainës që kryejnë funksione kyçe për linjat e furnizimit për Ukrainën”.

Që prej janarit të vitit 2022, Microsoft tha se ka regjistruar sulme ndaj 100 organizatave ukrainase.

test

Ç’ndodhi pas dyerve të mbyllura?! Debate të ashpra në mbledhjen e Asamblesë së PS për kandidatin për kryebashkiak

March 15, 2023 1:52 pm |user3 user | Politikë

Mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste në Sarandë mbrëmjen e së martës (14 mars) është shoqëruar me tensione dhe debate të ashpra.

Burime raportojnë se debati ka ndodhur mes anëtareve të Asamblesë dhe deputetëve lidhur me kandidaturat e mundshme për kryetar bashkie.

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, ku u diskutua mbi përgatitjet për zgjedhjet e 14 majit, pjesa dërrmuese e anëtarëve të Asamblesë së PS, mbi 90% e tyre, kanë dalë në mbështetje të kandidaturës së kryetarit aktual të bashkisë, Adrian Gurma duke dalë kundër qëndrimit të të deleguarit Blendi Klosi, i cili mbështeti kandidaturën e Oltion Çaçit.

Mësohet se ata e kanë quajtur “kandidaturë të importuar atë të Oltion Çaçit”, i cili sipas tyre nuk ka asnjë lidhje me Sarandën. Ata janë shprehur se ai “jo vetëm që është nga Tepelena, por nuk ka asnjë lidhje me PS në Sarandë, pasi nuk ka qenë aktiv në degën lokale”. Gjatë mbledhjes, përveç Adrian Gurmës dhe Oltion Çaçit, janë propozuar edhe emrat e Gjergji Mërkurit dhe Dhonat Kotes, si kandidatura të mundshme.

Gjergj Mërkuri është regjistruar para pak ditësh si i pavarur në KZAZ e Sarandës. Kryesia e PS do të marrë në shqyrtim kandidaturat e propozuara dhe pritet të shpallë në datë 25 Mars emrin e kandidatit që do të garojë nga socialistet për Bashkinë e Sarandës në zgjedhjet e 14 majit.

test

Berisha konfirmon ‘strehimin’ te partia e Metës: Do i japim goditjen fatale Ramës

March 15, 2023 1:45 pm |user3 user | Politikë

Sali Berisha e ka konfirmuar koalicionin me Ilir Metën për zgjedhjet e 14 majit.

Berisha në mbledhjen e grupit u shpreh se koalicioni që do formohet do t’i japë kryeministrit Edi Rama dhe monizmit të tij, një goditje fatale.

“Opozita finalizon në orët që vjen koalicionin e rëndësishme me të cilin i jep Edi Ramës dhe monizmit të tij goditjen fatale më 14 maj. Ai mbetet në koalicion vetëm me Alibashën dhe Lul Bravën.

Por unë një gjë do u them demokratëve, se nuk ka zgjidhje më të gabuar sesa zgjidhja për t’u keqpërdorur si patericë e Ramës.”- tha Berisha.

test