Kush është hoxha që u këndon grave dhe vajzave të PD-së kundër magjisë dhe për të mbajtur burrat nën kontroll

Dosje rozë

Publikuar: 28/07/2026

Kush është hoxha që u këndon grave dhe vajzave të PD-së kundër magjisë dhe për të mbajtur burrat nën kontroll

Një grup vajzash dhe grash në PD, të fiksuara se u kanë bërë magji, kanë gjetur derman tek një hoxhë në Tiranë, i cili u këndon sa në zyrën e tij aq edhe në apartamente private. Një eksponente e PD-së shfaqet në zyrën e hoxhës disa herë në javë, e bindur se i kanë bërë magji, pasi çdo mashkull nis t’i largohet menjëherë pasi ndan shtratin me të. Duke besuar se problemi qëndron jashtë saj, eksponentja e PD mësohet se përjeton emocione të forta gjatë të kënduarit, duke shpërthyer në ngashërime.

Një tjetër zonjë i është drejtuar për zgjidhje hoxhës së njohur në Tiranë pasi në momentet kyçe të zgjedhjeve në PD, ajo befas sabotohet për t’u zgjedhur në organet drejtuese. Për shkak të kësaj përvoje negative të përsëritur, çdo proces zgjedhor në PD i është kthyer në makth. Shkaku i pengesës së saj në karrierë besohet se qëndron mes Flamur Nokës dhe një magjie të mundshme.

Hoxha i një prej xhamive në Tiranë është zbuluar si ngushëllim fillimisht nga një ish deputete e PD-së, e cila kërkoi shërbimet e hoxhës për të mbajtur bashkëshortin nën kontroll dhe për t’a bërë imun nga sytë grabiqar të vajzave dhe grave më të reja se ajo. Pas eksperiencës së ish deputetes, e cila vijon të presë hoxhën sa herë grindet me partnerin, rrethi i grave dhe vajzave në PD që kërkuan derman tek hoxha u zgjerua me shpejtësi.

Ato fillimisht paraqiteshin në zyrën e hoxhës. Por, shumë shpejt, për të mos rënë në sy, kërkuan vende më private, sidomos apartamente Airbnb. Hoxha në fjalë nuk është ekskluziv vetëm për gratë dhe vajzat e PD-së, tek mërzia e të cilave mund të ketë ndikuar edhe qëndrimi i gjatë në opozitë. Klientët më interesnatë të hoxhës janë VIP-at jashtë politikës.