Emrat / Aksident i rëndë në Vlorë, furgoni me punëtorë del nga rruga! 1 i vdekur dhe 5 të plagosur rëndë

Kronike

Publikuar: 26/07/2026

Emrat / Aksident i rëndë në Vlorë, furgoni me punëtorë del nga rruga! 1 i vdekur dhe 5 të plagosur rëndë

Një viktimë dhe 5 të plagosur në gjendje të rëndë është bilanci tragjik i një aksidenti në Vlorë. Një furgon me punonjës ka humbur kontrollin orët e para të mëngjesit në aksin Vlorë–Llogara, duke dalë nga rruga dhe duke u përplasur me një bordurë betoni në anë të aksit.

Përplasja ka qenë aq e fortë, aq sa mjeti është shkatërruar plotësisht siç shihet edhe në pamjet që sjell Report Tv. Ndërsa është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, të cilët prenë pjesë të sediljeve për të nxjerrë të plagosurit, të cilët kishin mbetur të bllokuar mes llamarinave dhe hekurave të furgonit.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën Ilir Haka, 52 vjeç. Të plagosur kanë mbetur Saimir Haka, 22 vjeç, Qazim Haka, 44 vjeç, Sako Rexha, rreth 22 vjeç, si dhe dy persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal për të marrë ndihmë mjekësore. 

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

/shqiptarja.com