Polici i gjakosur nga gurët e protestuesve, Balla: Kjo nuk është më protestë paqësore, është terrorizëm

Kronike

Publikuar: 23/07/2026

Polici i gjakosur nga gurët e protestuesve, Balla: Kjo nuk është më protestë paqësore, është terrorizëm

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas publikimit të pamjeve ku një efektiv policie shfaqet i plagosur gjatë protestës së zhvilluar përpara Kuvendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla e cilësoi ngjarjen si një akt të papranueshëm, duke deklaruar se protesta i ka kaluar kufijtë e një tubimi paqësor.

“Kjo nuk është më protestë paqësore, është terrorizëm. Gjaku i policisë është gjaku i shtetit. Kush ngre dorë kundër punonjësit të policisë, ka ngritur dorë kundër shtetit”, shkroi Balla.

Reagimi vjen pasi një efektiv mbeti i plagosur në kokë për shkak të goditjeve me gurë nga protestuesit.